Sekuestro ndaj një ndërtimi pa leje mbi një hotel në Sarandë, pronari nën hetim
Prokuroria e Sarandës ka vendosur nen sekuestro preventive një ndërtim pa leje mbi mbi një hotel në lagjen nr.1. Shkak eshte bere ndertimi i nje kati shtese mbi objektin ekzistues prej 6 katesh. Hoteli ndodhet në vijën e parë, ndërsa pronari i objektit rezulton Arqile Papa, i cili tashmë është nën hetim për vepren penale ” Ndërtim i paligjshëm”
Sipas organit të akuzës, masa është vendosur mbi një strukturë me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.
Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 116 të vitit 2026, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga verifikimet dhe inspektimet në terren rezulton se mbi objektin ekzistues është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional. Punimet konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarinë të valëzuar dhe shtresë betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave.
Sipas Prokurorisë, veprimet ndërtimore janë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12 maj 2025 dhe deri më 31 mars 2026. Gjatë inspektimit të ekspertit, objekti është konstatuar në fazë të avancuar përfundimi, me fasadën e jashtme dhe vetratat e vendosura në pjesën ballore.
Edhe pse pasuria figuron e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, nga dokumentacioni i legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim). Për këtë arsye, sipas hetimeve, edhe punimet e reja lidhen funksionalisht me këtë destinacion dhe dyshohet se janë kryer për qëllime fitimi.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisē Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli, shtetasi A.P. nën hetim për ndërtim pa leje.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P.
Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar për veprat n penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shpērdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine t valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues.
Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.
Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik.
Sa më sipër, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë u vendos masa e ë sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, të dyshuar si e ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.