Maqedonia

Sela: BDI është në ‘hipotekë’ tek Gruevski dhe Zaevi

Lëvizja për Reforma- PDSH, e cila drejtohet nga Zijadin Sela, përmes një deklarate për media thotë se shqiptarët në Maqedoni po vuajnë si pasojë e keqqeverisjes së partisë shqiptare në pushtet. Ky subjekt politik thekson se, thellë në ndërgjegjen e BDI-së është ngulitur logjika e skllavit.

“Sapo tu përmendësh pushtetin mobilizohen krijojnë unitet, zënkat e sajuara mes tyre që kanë për qëllim vetëm të krijojnë huti dhe të manipulojnë opinionin shqiptar, heshtën . Deri në absurditet shkon dëshira e tyre për të qenë pjesë e pushtetit të çfarëdo provenience qofshin të kuq, të kaltër, të zinj sa që edhe kameleonët do tua kishin zili. Të jenë aty me çdo kusht qoftë kjo edhe te dera, pas dere , te hyrja e qeverisë diku ku do t’ia siguronin pushtetin jo vetes por të tjerëve e në rastin konkret Nikola Gruevskit, dje kundërshtarëve të tij e ku i dihet nesër Zoran Zaevit”, thuhet në deklaratën për media.

Sipas këtij subjekti politik BDI është në hipotekë tek partia e Nikolla Gruevski dhe partia e Zoran Zaevit. “Jo rastësisht “bomba” për ju është e 38- ta me radhë, një hap mes kësaj dhe qeverisjes së ardhëshme. Po mos u mërzitni se jemi mësuar ne tek ju shohim ju, dhe ju tek i keni mbushur plot sirtarët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së me hipotekat e juaja. Kuptohet që këto sirtarë kanë vend plot për sojin tuaj sepse jeni të vegjël . Të mëdha janë vuajtjet e popullit që pretendoni se përfaqësoni. Këto vuajtje i gjen te lotët e dhe pyetjet e fëmijëve të Kumanovës se ç’është vdekja e që akoma nuk e kanë mësuar jetën. Vuajtjen e sheh tek fëmijët e Sopotit dhe të rastit Monstra që pyesin ç’është burgu e që se kanë mësuar akoma shkollën”, thekson deklarata.

Lëvizja për Reforma në PDSH thotë se nuk është parti që “merret” nga dikush por lindi si nevojë për të ndaluar të “marurit” nga ana e pushtetit siç jeni ju të dyja bashkë.

“E sa për informatën tuaj të koalicioneve para dhe pas zgjedhore, ne bashkë me RDK-në jemi dhe do të jemi të “marura” nga “Aleanca për Shqiptarët” ku edhe i kemi ftuar të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e saj . Të gjithë që udhëhiqen dhe “merren” nga platforma për shqiptarët dhe nga principi për mos tu bërë pjesë e asnjë lloj qeverisje deri sa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese që Maqedoninë do e shpallin shtet bi-nacional të shqiptarëve dhe maqedonasve. Kuptohet që ju, nuk mund të jeni pjesë e kësaj Aleance sepse ju jeni emërues i përbashkët i gjitha aleancave kundër shqiptarëve. Prandaj merreni inferioritetin, servilizmin, bashkë me tradhtinë dhe turpin, dhe ashtu të ngarkuar siç vetëm ju keni ditur të ngarkoheni, me këto antivlera të njerëzimit, ikni. Ikni nga sytë këmbët tash se në zgjedhjet që vijnë shqiptarët do të dinë të ju syrgjynosin”, thuhet në deklaratën për media të Lëvizjes për Reforma në PDSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button