Politika

Selami: Shqiptarët refuzuan lidershipin e Bashës, sjellim PD në pushtet

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD-së, kandidati për kryetar të kësaj force politike, Eduard Selami ka vijuar fushatën në Patos, Mallakastër, Roskovec dhe Lushnje.

Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 Qershorit, Selami tha se humbja e ka zanafillën më të hershme dhe së fundmi pati shmangie të konsiderueshme nga sistemi i vlerave, meritokracisë, konkurrencës dhe rregullave brenda partisë.

“Demokratët janë qytetarë të angazhuar por ata u shpërfillën dhe nuk u dëgjuan. Ne duhet ti kthejmë njëri-tjetrit besimin, duhet ti kthehemi vlerave të lirisë, e më pas tia rikthejmë ato, të gjithë shqiptarëve”, tha zoti Selami.

Sipas tij humbja ne 25 Qershor ishte refuzim i shqiptarëve ndaj lidershipit të Bashës.

“Ne duhet t’i rikthejmë demokracinë e brendshme PD, funksionimin demokratik, dhe duhet që të prezantojmë brenda forcës sonë politike një frymë të re e cila duhet të inspirojë jo vetëm demokratët por dhe të përcillet për gjithë Shqipërinë. Ne duhet të rrezatojmë shpresë për shqiptarët. PD që në vitin 92 ka qenë forca më promotore e zhvillimit dhe ajo duhet të kthehet alternativa më e mirë për progresin e shqiptarëve”- tha ai.

Kandidati Selami tha se së bashku me demokratët, seksionet dhe anëtarësinë do të punojë me një platformë bashkimi dhe jo përçarje, për të kthyer besimin te PD dhe te vlerat e demokracisë.

“Një anëtar një votë, me këtë rrugë do të zgjidhet çdo përfaqësues karriere në parti dhe në pushtetin e të gjitha niveleve, Parlament, ministra, bashki dhe në çdo përfaqësim pushteti. Po të më votoni, secili prej jush do te jetë pjesë e vendimmarrjes në respekt të frymës së fushatës për postin e kryetarit të PD”, tha Selami.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button