roze
Selena Gomez, “topless” për promovimin e albumit të ri
Duhet thuajse edhe një muaj që albumi “Revival” të dalë në treg, kështu që këngëtarja ka vendosur të promovojë albumin e saj, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.
Selena Gomez ka vazhduar ‘fushatën’ e saj për të hequr qafe të shkuarën në “Disney”, duke postuar një foto thuajse nudo në llogarinë e saj në “Instagram”.
Akoma nuk është e qartë nëse kjo fotografi provokuese bardhë e zi do të jetë kopertina e albumit “Revival”, i cili vjen pas dy vitesh nga albumi i saj i fundit.