☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Serbia dërgoi raketa në Ukrainë? Tërbohet Rusia, “kërcënon” Beogradin

Rusia po kërkon një shpjegim zyrtar nga aleatja e saj, Serbia  pas raporteve se  Beogradi ka dorëzuar mijëra raketa në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shprehu “shqetësimin më të thellë” në lidhje me këto lajme, të cilat mbërritën fillimisht nga një media proqeveritare ruse muajin e kaluar.

“Ne po e ndjekim me kujdes këtë histori,” u shpreh ajo në një deklaratë të postuar së fundi në faqen e ministrisë. Zakharova shtoi se armatosja e mundshme e Ukrainës përfaqëson një “çështje serioze” për marrëdhëniet serbo-ruse.

Sipas raporteve që kanë vënë në alarm Kremlinin, një fabrikë shterërore serbe armësh ka dërguar së fundi rreth  3,500 raketa për raketahedhëset Grad të përdorura nga forcat e armatosura ukrainase.

Raketat 122 mm dyshohet se u transportuan në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë. Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç e mohoi këtë gjë, por jo mundësinë që raketat të kenë mbërritur atje nëpërmjet një pale të tretë.

“Nëse kompanitë private blejnë armë në tregjet e shteteve të treta dhe më pas ua shesin ato kompanive të tjera në vende të tjera, ky nuk është problem I Serbisë, kjo është tregti ndërkombëtare”, tha ai.

Beogradi mbetet aleati më i ngushtë i Moskës në Europë, me lidhje historike, fetare dhe kulturore që janë forcuar nga dekada të fushatave të propagandës pro-ruse atje, si dhe me mbështetjen që Rusia i bën pretendimeve serbe ndaj Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.