Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.74% ETH $2,153 ▲ +0.53% XRP $1.4373 ▼ -0.02% SOL $89.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sezoni ri turistik, 4-pika të reja postare dhe motomjete ujore kontrolli

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.

Siç lexohet në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, në gatishmëri do të jenë 31 komisariate dhe disa posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik. Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo do të jetë një risi për Policinë Shqiptare dhe do të shtrihet në zonën e Dhërmiut

Në kuadër të masave janë hapur dhe katër pika të tjera policore për të shtrirë influencën e policisë në çdo skajë përgjatë sezonit turistik. Katër postat policore janë hapur në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil.

Sipas burimeve policore, duke u nisur nga eksperienca e mirë e vitit të shkuar, ku gjatë sezonit veror të 2015-ës janë angazhuar 3 150 punonjës policie, 1 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 544 kanë qenë polici kufitare, edhe këtë vit pritet një angazhim i njëjtë policor, teksa garantohet se të gjithë efektivët e policisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin shqiptarë

Pritshmërite e sezonit turistik janë të larta, pasi dhe eksperienca është e mirë në këtë drejtim.  Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.3-4.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.2015-15.09.2015 kanë hyrë 8 283 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë ne vendin tonë. Ndërkohë që janë numëruar  2 210 294 mjete  ose 10% më shumë se një vit më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.