🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,852 ▼ -2.63% ETH $2,182 ▼ -2.87% XRP $1.3237 ▼ -1.61% SOL $81.5700 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shalsi: Ja arsyeja e firmosjes së projektligjit për riciklimin e mbetjeve

Kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije rreth disa arsyeve të nismës ligjore, të firmosur nga shumica, që i hap rrugë projektit të riciklimit të mbetjeve urbane në vend, duke importuar lëndë nga jashtë.

Shalsi sqaroi se pavarësisht se ishte qeveria Rama që në 2013 anuloi ligjin e qeverisë Berisha, tani shumica ka gjykuar se janë pjekur kushtet për të shndërruar industritë ricikluese në vend në biznese të fuqishme.

“Viti 2013 ishte një vit kur raportet mbi kontrollin e doganave ishin problematike, institucionet nuk ishin të forta, shtet jo i fortë, sot ka institucione më të forta, besojmë ne, doganë më profesionale, mjete më të mira, ndaj mënyra e hyrjes është sipas opinionit tonë më e fortë se më parë”- argumentoi Shalsi.

Ai theksoi se nuk mund të ketë një vend të zhvilluar, të pastër, pa një industri riciklimi të fuqishme, të zhvilluar, të qëndrueshme.

“Disa vjet më parë qeveria mori moratoriumin mbi mbetjet, shpresonin që industria e riciklimit të përdorte lëndë vendase, ajo që ndodhi ishte se lënda që industria përdorte ishte e pamjaftueshme për t’i mbajtur ato në gjendje pune.

Një pjesë nuk bie dakord, një pjesë bie, e unë vendosa me Bushatin dhe Dervenin ti propozojmë Kuvendit heqjen nga lista e importimit, lëndë e parë dytësore.

BE është në fazën e definimit të lëndëve të para dytesore, që konsiderohen si lëndë për industrinë e riciklimit. Ajo që ne propozojmë do jetë 2 vjecare, kohë e  mjaftueshme për vendorin për të bërë politikat e nevojshme”- tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.