Kështu Ambasada amerikane, britanike, por edhe ajo italiane së bashku me OSBE-në i janë drejtuar me shkresë zyrtare Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për akreditimin e vëzhguesve të tyre në zgjedhje.
Kjo dëshmohet edhe nga faksimilet që këto institucione i kanë përcjellë në adresën e KQZ-së. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke analizuar situatën politike dhe divergjencat mes partive, ka ftuar palët në tryezë, ndërsa kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje mohuese thirrjes së Metës. Kjo thirrje është pranuar nga lideri demokrat, Lulzim Basha, i cili qëndroi sot në ambientet e presidencës për rreth 25 minuta.









Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.