SHBA furnizon me armatime forcat kurde kundër ISIS-it
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po furnizojnë me armë kurdët e Irakut, të cilët kundërshtojnë Shtetin Islamik (ISIS), grup që ka sulmuar pakicat fetare në Irak, deklaruan sot zyrtarë amerikanë. Pranimi vjen në mes të rritjes së trazirave politike në vend. Ndërkohë, kryeministri në largim Nuri Maliki deklaroi se do të hedhë në gjyq presidentin e Irakut, Faud Masum për shkeljen e kushtetutës. Koalicioni i partisë së Malikit fitoi shumë vende në zgjedhjet e fundit në prill, por parlamenti nuk ra dakord për t’i dhënë atij një mandat të tretë. Ndërkohë, SHBA-ja gjithashtu do të kryejë sulme ajrore kundër ISIS-it, që ka
marrë me dhunë nën kontroll disa pjesë të vendit. Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit konfirmuan sot se kurdët janë duke u furnizuar me armë për të luftuar xhihadistët. Më herët, edhe ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogherini përmendi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake italiane në Irak. “Ne jemi duke vlerësuar mënyrat më efektive me partnerët tanë kryesorë evropianë për të ndaluar rebelët islamikë në veri të Irakut”, tha Mogherini.

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.