SHBA i dëbon dy diplomatë iranianë nga Nju Jorku pasi injoruan urdhrin e largimit
Departamenti Amerikan i Shtetit dërgoi në shtëpi dy anëtarë të delegacionit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të cilët kishin mbetur në Nju Jork edhe pasi sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte urdhëruar largimin e menjëhershëm të të gjithë delegacionit pas ngecjes së bisedimeve. Ndërkohë, presidenti Donald Trump tha të shtunën se "kemi një vendim për të marrë për Iranin".
Dy anëtarë të delegacionit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u dërguan në shtëpi nga Departamenti Amerikan i Shtetit të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes, edhe pse ishin urdhëruar të largoheshin ditë më parë, siç njofton Washington Examiner.

“Sekretari [i Shtetit Marco] Rubio e ka seriozisht”, tha një zyrtar amerikan për gazetën. “Dy anëtarë të tjerë të delegacionit iranian ishin ende në Nju Jork shumë kohë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte mbaruar. Tani ata janë dëbuar nga SHBA-të.”
Diplomatët kishin mbetur në Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë javës, pavarësisht urdhrin e së hënës që i gjithë delegacioni të largohej menjëherë nga vendi sapo mbaronte samiti global. Rubio i kishte urdhëruar ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe delegacionin e tij të largoheshin, pasi bisedimet e fundjavës me ndërmjetësuesit kishin ngecur.
Presidenti Donald Trump foli sërish për konfliktin të shtunën pasdite, duke thënë se “kemi një vendim për të marrë për Iranin” dhe se vendi “po heq dorë praktikisht nga çdo plan për armë bërthamore”. Trump kishte konfirmuar më parë se kishte hedhur poshtë propozimin e fundit të paqes nga negociatorët iranianë gjatë samitit.
Misioni iranian në OKB e hodhi poshtë versionin amerikan, duke shkruar në rrjetet sociale se “delegacioni iranian u largua nga Nju Jorku të hënën në mbrëmje, sipas orarit të komunikuar paraprakisht Departamentit të Shtetit më 17 shtator”, dhe duke e quajtur pretendimin e dëbimit “lajm të pabazuar dhe të pavlerë”. Samiti u mbajt në Nju Jork mes 18 dhe 28 shtatorit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.