Bota
SHBA-ja dërgon ekspertë në Afrikën Perëndimore për shkak të Ebolës
SHBA-ja do të dërgojë të paktën 50 ekspertë mjekësore në Afrikën Perëndimore që të ndihmojnë kundër epidemisë më të madhe në botë “Ebola”, njoftoi BBC.
Një zyrtar i lartë amerikan i shëndetësisë deklaroi se epidemia është jashtë kontrollit, por megjithatë mund të ndalohet.
Nga Ebola deri më tani jetën e kanë humbur 728 persona në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.
Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja arrin 55 për qind.
Ekspertët amerikanë në Afrikën Perëndimore duhet të arrijnë në një afat prej 30 ditësh.