☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.00 ▲0.61%
ARI 4,721 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,216 ▲ +2.27% ETH $2,106 ▲ +4.18% XRP $1.3410 ▲ +1.41% SOL $83.2100 ▲ +0.96%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.00 ▲0.61 % ARI 4,721 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

SHBA-ja e shqetësuar me krizën në Maqedoni

SHBAZëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jeff Rathke, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë duke vëzhguar nga afër zhvillimet në Maqedoni dhe së bashku me partnerët evropianë, janë në konsultime të ngushta me qeverinë në Maqedoni dhe liderët politikë atje për të shprehur shqetësimet mbi krizën aktuale politike”.

Në takimin me gazetarët në Washington, zoti Rathke ka përcjellë thirrjen drejtuar të gjitha palëve në Maqedoni për të respektuar të drejtën e lirisë për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, dhe njëkohësisht për t’u përmbajtur nga dhuna.

Ai ka thënë gjithashtu se nga autoritetet është kërkuar të merren me pretendimet për keqbërje nga ana e qeverisë të cilat janë shpërfaqur së fundmi, kurse nga opozita është kërkuar të kthehet në Kuvend që të mbikëqyrë në kuptimin parlamentar institucionet qeverisëse të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe komisionin hetimor që do të merrej me zbulimet e fundit.

Zëdhënësi i DASH’it ka përshëndetur vendimin e javës së kaluar të qeverisë maqedonase për të zëvendësuar ministrat dhe zyrtarët e implikuar, por njëkohësisht ka shprehur besimin se liderët e Maqedonisë duhet të punojnë bashkërisht dhe të angazhohen në dialog mbi çështjet të cilat gjenden përballë këtij vendi, përfshirë këtu reformat e domosdoshme dhe krizën aktuale politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.