Bota
SHBA-ja urdhëroi familjet e diplomatëve amerikanë te largohen nga Venezuela
SHBA-ja urdhëroi familjet e diplomatëve amerikanë ta braktisin Karakasin para mbajtjes së votimit të dielën për Parlamentin kushtetues, që shkaktoi protesta masovike në Venezuelë.
Departamenti i Shtetit, gjithashtu, i paralajmëroi shtetasit amerikanë të mos udhëtojnë në Venezuelë për shkak të tensioneve dhe dhunës së shtuar.
Presidenti venezuelas, Nikollas Maduro caktoi zgjedhje për Parlamentin kushtetues, me qëllim që të ndërrohet kushtetuta. SHBA-ja i bëri thirrje Maduros t’i anulojë zgjedhjet dhe e kërcënoi me sanksione plotësuese nëse nuk e bën atë.