Kosova

SHBA mbështet Kosovën në fushën e shëndetësisë

Në Prishtinë nisi sot punimet seminari pesëditor “Mbështetja mjekësore për ndihmë humanitare dhe reagim ndaj fatkeqësive”, e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se rëndësia e reagimit në rastet e emergjencave në SHBA është parë vetëm pas 11 shtatorit 2001 kur ndodhi edhe sulmi terrorist në kullat binjake.

“Dy komponentët kryesorë në raste të tilla janë reagimi ndaj emergjencave dhe mbështetja mjekësore.  Zyrat tona janë të përkushtuara që të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe nëse të gjithë ju e kuptoni që ky trajnim është i dobishëm atëherë do të shihni se ekipi do të kthehet sërish në Kosovë në 2017 dhe do të planifikojmë të kryejmë trajnim për zhvillimin dhe praktikat më të mira të sistemit të shëndetësisë. Jam i bindur se ai seminar do të jetë po kaq i dobishëm dhe informativ si ky i kësaj jave”, tha ambasadori Delawie.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Curr Gjocaj, theksoi se pas përkrahjes së Ambasadës Amerikane për investimet në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, ajo po e ndihmon QKUK-në edhe me trajnime profesionale.

“Sot po fillon një cikël i ri i trajnimit, i cili do të ndikojë në ngritjen profesionale të njohurive të profesionistëve shëndetësorë dhe njerëzve që direkt merren me menaxhim të situatave emergjente”, u shpreh Gjocaj.

Duke e falenderuar ambasadorin Delawie për kontributin e çmuar që po jep për shëndetësinë e Kosovës, drejtori i QKUK-së, Gjocaj tha se “bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shëndetësisë kosovare”.

Trajnimi i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së do të zgjasë pesë ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button