Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.56 ▲0.71%
ARI 4,780 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,900 ▲ +1.39% ETH $2,186 ▲ +0.34% XRP $1.3440 ▲ +0.94% SOL $82.9400 ▲ +1.11%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.56 ▲0.71 % ARI 4,780 ▼0.79 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.56 ▲0.71 % ARI 4,780 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA mbyll “dyert”, masa kundër myslimanëve

Ditë pas dite presidenti i ri amerikan Donald Trump, po konfirmon se politikat kontroverse të njoftuara gjatë fushatës do kthehen në realitet.

Me urdhërin ekzekutiv të radhës, republikani i ndalon hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve sirianë, deri në një njoftim të dytë. Ai pezulloi gjithashtu me 3 muaj lëshimin e vizave për shtetasit nga 6 vende të tjera me shumicë myslimane, përfshirë Iranin, Irakun, Jemenin e Libinë.

Mbi bazë të urdhrit të firmosur në Pentagon pas ceremonisë së betimit të sekretarit të ri të Mbrojtjes, gjeneral James Mattis, është pezulluar edhe pranimi i të gjithë refugjatëve për 4 muaj.

“Masat e reja synojnë të mbajnë larg Amerikës terroristët islamikë. Ne duam të pranojmë, vetëm ata që do të mbështesin vendin tonë dhe do të duan popullin amerikan”, tha Trump.

Përmbajtja e urdhrit u publikua disa orë pas nënshkrimit, e ndër të tjera aty thuhet se në të ardhmen do të kenë prioritet ato aplikantë që përndiqen për shkak të besimit të tyre, por vetëm nëse ata janë pjesë e një minoriteti në atdheun e tyre.

Në 2017 do të mund të pranohen deri në 50 mijë refugjatë, sa gjysma e kufirit të vendosur nga paraardhësi i Trump, Barack Obama.

Në një intervistë televizive të transmetuar më herët gjatë së premtes, miliarderi tha se të krishterët do të kenë prioritet mes sirianëve që do të aplikojnë për statusin e refugjatit në të ardhmen.

Vendimi ngjalli zemërimin e demokratëve dhe grupeve për të drejtat e njeriut, që këmbëngulin se nuk ka lidhje mes refugjatëve sirianë në SHBA dhe terrorizmit. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio e quajti të turpshëm mesazhin që po përcillte Trump-i, që sipas tij binte ndesh me idealet amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.