🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.46%
DOW 46,396 ▲0.59%
NASDAQ 21,902 ▲0.65%
NAFTA 90.49 ▼2.01%
ARI 4,543 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,805 ▲ +1.97% ETH $2,162 ▲ +2.03% XRP $1.4124 ▲ +1.69% SOL $91.6600 ▲ +3.08%
S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 % S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,396 ▲0.59 % NASDAQ 21,902 ▲0.65 % NAFTA 90.49 ▼2.01 % ARI 4,543 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Amerika

Nivele mbi limite i plumbit në veshjet për fëmijë me kosto të ulët

Rrobat “fast fashion” dhe me kosto të ulët për fëmijë mund të kenë përmbajtje të tepërt plumbi, sipas një studimi të paraqitur në një konferencë të American Chemical Society nga studiueset e Marian University.

“Fast fashion”, pra prodhimi i veshjeve me kosto të ulët duke ndjekur trendet e modës, ka ngjallur shqetësim vitet e fundit për shkak të kontrolleve të paqëndrueshme të cilësisë dhe rreziqeve të mundshme për shëndetin,” shpjegojnë autorët e studimit në prezantimin e tyre.

“Ndër këto rreziqe, ndotja me plumb në veshje është veçanërisht alarmante, sidomos për fëmijët. Megjithatë, rregulloret për nivelet e plumbit në rroba janë të vështira për t’u zbatuar për shkak të volumit të madh të mallrave të importuara,” shtojnë ato.

Grupi ka testuar 11 veshje për fëmijë nga marka të ndryshme që shiten në tregun amerikan.

“Kemi parë që bluzat që kemi testuar ishin të gjitha mbi kufirin e lejuar për plumbin,” thotë një nga autorët, Priscila Espinoza.

Pavarësisht markës, pëlhurat me ngjyra të forta, si e kuqja dhe e verdha, kishin tendencë të përmbanin sasi më të larta plumbi krahasuar me ngjyrat e zbehta.

Studiuesit gjithashtu simuluan sasinë e plumbit që lirohet nga bluzat nëse vendosen në gojë, duke zbuluar se në disa raste mund të arrihen nivele në gjak për të cilat “rekomandohet monitorim klinik”.

Ekspozimi ndaj plumbit konsiderohet i dëmshëm në çdo nivel, sidomos për fëmijët.

“Jo vetëm që fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të plumbit, por ata janë edhe grupi që ka më shumë gjasa t’i vendosë rrobat në gojë,” thotë Cristina Avello, një tjetër studiuese e përfshirë në kërkim.  /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.