☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

SHBA revokon vizat kur ka rrezik për sigurinë publike, DASH për Euronews Albania: Viza është privilegj, jo e drejtë

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se administrata e Presidentit Donald Trump po përdor autoritetin ligjor për revokimin e vizave në rastet kur evidentohen shqetësime të mundshme për sigurinë kombëtare, sigurinë publike apo rrethana të tjera ku një masë e tillë konsiderohet e justifikuar.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, pas kërkesës për informacion të gazetarit Thimi Samarxhiu, një zëdhënës i DASH sqaroi se vizat mund të revokohen në çdo kohë kur ka tregues për papërshtatshmërinë e mundshme të mbajtësit të vizës apo përbën një kërcënim të mundshëm për sigurinë publike.

“Administrata Trump po mbron kombin tonë dhe qytetarët e tij duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike përmes procesit të vizave”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas DASH, revokimi mund të bëhet edhe në rrethana të tjera, kur autoritetet amerikane e konsiderojnë të nevojshme një masë të tillë. Ndër arsyet e përmendura për anulimin e vizave janë aktivitetet kriminale, shkelja e kushteve të vizës, mashtrimi dhe shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare.

Një javë më parë u raportua se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte revokuar më shumë se 175 mijë viza për shtetas të huaj që prej rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjigjen për Euronews Albania, DASH iu referua edhe qëndrimit të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, sipas të cilit “një vizë amerikane është privilegj, jo e drejtë”.

Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se Sekretari Rubio ka autoritet të gjerë diskrecional për revokimin e vizave dhe se administrata Trump është e angazhuar ta ushtrojë këtë autoritet “kurdo dhe kudo” që ekziston një interes bindës i politikës së Shteteve të Bashkuara.

Sa shqiptarë kanë humbur vizat?

Euronews Albania e pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit se sa prej më shumë se 175 mijë vizave të revokuara u përkasin shtetasve shqiptarë.

DASH nuk dha një shifër për shtetasit shqiptarë.

Departamenti sqaroi se, si rregull i përgjithshëm, nuk komenton veprimet e tij në raste specifike për shkak të konfidencialitetit të të dhënave të vizave.

Pra, SHBA konfirmon se revokimi i vizave po përdoret si pjesë e politikës së administratës Trump për sigurinë kombëtare dhe publike, por nuk ka bërë publike një ndarje të të dhënave sipas shtetësisë, përfshirë numrin e shqiptarëve të prekur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.