Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA, ushtria anulon ndërtimin e naftësjellësit në Dakotën e Veriut

Ushtria amerikane vendosi që të mos lejojë kalimin e një naftësjellësi nën një rezervuar, në tokën që ajo kontrollon në Dakotën e Veriut, një lëvizje e përgëzuar nga protestuesit.

Fisi autokton “Sioux” në zonën Standing Rock tha se ky ishte një vendim historik, teksa shprehu mirënjohjen për presidentin Barack Obama.

Anëtarët e fisit “Sioux”, të mbështetur edhe nga shumë qytetarë të tjerë amerikanë, protestojnë që prej prillit kundër ndërtimit të naftësjellësit që kalon pranë rezervatit të tyre. Në protesta nuk kanë munguar as përballjet me forcat e rendit.

Në një komunikatë të fisit “Sioux” shkruhet se, inxhinierët e ushtrisë vendosën se nuk do të lejojnë që naftësjellësi të kalojë në liqenin Oahe.

Duke marrë parasysh ndikimin në ambient, ushtria do të konsiderojë rrugë alternative për të.

Sipas projektit fillestar, një pjesë e naftësjellësit prej 1.900 km dhe miliarda dollarësh do të kalonte pranë rezervatit të fisit “Sioux”.

Këta të fundit, bashkë me fise të tjera amerikanësh autoktonë e kundërshtuan planin, sepse druhen se do të ndosë ujin dhe do të dëmtojë varrezat e tyre të shenjta.

Javën e shkuar, atyre iu bashkuan qindra veteranë të ushtrisë në protesta. Tashmë duket se ushtria i dha fund mosmarrëveshjeve me ndërhyrjen e saj, megjithëse vendimi i Forcave të Armatosura është cilësuar një gabim serioz nga guvernatori i Dakotës së Veriut, Jack Dalrymple.

Sipas zyrtarëve lokalë, ushtria dha një sinjal negativ për infrastrukturën amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.