☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.60 ▲0.38%
ARI 4,414 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,913 ▼ -1.6% ETH $2,047 ▼ -2.09% XRP $1.3822 ▼ -2.06% SOL $86.1300 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Shefi i EULEX-it Meucci: Barazia gjinore sfidë e rëndësishme mbarëbotërore, përfshirë Kosovën

Shefi i Misionit EULEX në Kosovë Gabriele Meucci, duke uruar gratë kosovare për festën e 8 Marsit, thekson se “barazia gjinore mbetet sfidë e rëndësishme mbarëbotërore, përfshirë edhe Kosovën”.

Në një deklaratë të tij, Meucci shprehet se “sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, EULEX-i i bashkohet betejës së të gjitha grave në mbarë botën për të drejta të barabarta të gruas dhe për barazi gjinore”.

Këtë vit, vijon ai, OKB-ja e ka përsëritur zotimin e saj për barazinë gjinore duke e shpallur qëllimin e saj për ta arritur barazinë gjinore në nivel global deri në vitin 2030. EULEX-i është plotësisht i zotuar për ta mbështetur këtë synim dhe ta përfshijë perspektivën gjinore duke e fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Si Shef i Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, jam i kënaqur që Kosova e ka miratuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve dhe politikave me qëllim të sigurimit të barazisë gjinore. Vitin e kaluar, autoritetet kosovare e kanë miratuar Ligjin e ri për Barazinë Gjinore. Ai e ka një qëllim ambicioz, që ta arrijë nivelin prej 50% të përfaqësimit të secilës gjini në institucionet publike, duke i përfshirë pozitat vendim-marrëse, si dhe në sektorët të cilët tradicionalisht kanë qenë të dominuar nga meshkujt. Prandaj, është veçanërisht inkurajuese që të shohim një trend pozitiv dhe shtim të përpjekjeve nga institucionet e Sundimit të Ligjit në Kosovë për ta përmirësuar përfaqësimin gjinor. Megjithatë, ende ka hapësirë për përmirësim, veçanërisht në zbatimin e plotë dhe efikas të këtyre ligjeve për avancimin e grave drejt pozitave vendim-marrëse”, shprehet Meucci.

Sehfi i EULEX, Meucci, nënvizon se “vazhdoj të jem një përkrahës i fuqishëm i të gjitha femrave vendase dhe ndërkombëtare këtu në Kosovë në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një sistem efikas dhe të pavarur të drejtësisë duke ofruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë.

“Nxis institucionet e Kosovës që ta pasqyrojnë dhe ta vërtetojnë rolin thelbësor të cilin e luajnë gratë në zhvillimin e një shoqërie prosperuese dhe demokratike”, përfundon Meucci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.