Shefi i Shtabit të FA, gjeneralmajor Bazo zbulon armatimin e ri të ushtrisë shqiptare
-“Brenda 5-viteve Kallashnikovët, jo më pjesë e armatimit të ushtrisë Shqiptare”-
Pikërisht në kuadër të këtij ndryshimi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral major Jeronim Bazo zbuloi disa të rejave, që do përfshinë ushtrinë shqiptarë. Duke zbritur në detaj të asaj çka ka deklaruar më herët dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lidhur me ndryshimet në armatimin e ushtrisë Sqhiptare, Bazo bëri të ditur se brenda 5 viteve ushtria shqiptare do të ketë një armatim të ri.
Kështu, sipas tij, brenda 5 vjetëve automatiku i famshëm “Kallashnikov” nuk do jetë më pjesë e ushtrisë shqiptare. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral major Jeronim Bazo e deklaroi këtë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ku dhe njoftoi se ky automatik do të zëvendësohet me automatikun M-14, një armë që e disponojnë disa vende anëtëre të NATO-s.
Armatimi i Ushtrise Shqiptare
Në këtë mënyrë, pas afro 70 vjetësh, arma më e njohur dhe më e përdorur në ushtrinë shqiptare, e projektuar nga konstruktori rus, Mikhail Kallashnikov nuk do jetë më një armë zyrtare e forcave tona të armatosura.
Gjeneral Bazo komentoi edhe largimin nga ushtria të komandantit të forcave speciale Dritan Demiraj. Bazo e vlerësoi kontributin e tij në ushtri, teksa shtoi se ligji është më i rëndësishëm se çdo kontribut kur ai shkelet dhe në mënyrë të përsëritur. “Shkelja e ligjit është shumë më e rëndë dhe nuk justifikon asnjë kontribut që mund të kesh dhënë. Dhe, kur kjo shkelje është e përsëritur tregon se verpimi yt është i qëllimshëm”, tha Bazo, ndërsa shtoi se po punohet për rritjen e cilësis së të rekrutuarve në Ushtrinë Shqiptare, duke shtuar dhe kontrollet veprimetarin e Forcave të Armatosura.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rrëfimit të gjeneralit ishte edhe raporti i tij me ministren Mimi Kodheli. Sipas aksiomës së vjetës se punët në ushtri shkojnë mirë kur ministri dhe shefi i shtabit nuk shkojnë mirë, gjeneral Bazo deklaroi se mes tyre ka debate por ajo janë të shëndetshme dhe ndihmojnë punën në ushtri.