🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,603 ▲0.71%
DOW 46,471 ▲0.75%
NASDAQ 22,002 ▲1.11%
NAFTA 88.51 ▼4.16%
ARI 4,545 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,410 ▲ +2.09% ETH $2,181 ▲ +2.27% XRP $1.4203 ▲ +1.48% SOL $92.3900 ▲ +3.1%
S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 % S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

Shefi i Thesarit në Vatikan akuzohet për abuzime seksuale

Shefi i Financave të Vatikanit, kardinali George Pell, figura më e lartë katolike e Australisë, përballet në vendin e tij me një aktpadi për abuzime seksuale.

Akuzat, sipas policisë në shtetin e Viktorias, lidhen me incidente të vjetra dhe janë bërë nga më shumë se një person.

Si kujdestari i Thesarit në Selinë e Shenjtë, Pell konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Kishës Katolike. Ai vetëmohon me forcë çdo akuzë.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast nga kisha, thuhet se “kardinali do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur për të pastruar emrin e tij, pasi të këshillohet e të marrë dritën jeshile të mjekëve për të udhëtuar.

Ai po e pret ditën e daljes në gjyq, ku do të vetëmbrohet fuqishëm”.

Pell ka qenë për dy dekada me radhë një prej figurave më të zëshme të Kishës Katolike në debatin mbi çështje polemizuese siç është ajo e homoseksualitetit.

Ai është kujdesur gjithashtu edhe për përgjigjet zyrtare që i janë dhënë pretendimeve për abuzime seksuale brenda radhëve të kësaj kishe në Australi.

Kur dëshmoi vitin e kaluar në një video-konferencë në Komisionin Mbretëror, disa prej viktimave të abuzimeve udhëtuan deri në Romë për ta dëgjuar.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi akuzat e ngritura ndaj 76-vjeçarit, të cilat datojnë që nga koha kur ishte kryepeshkop i Melburnit dhe prift i thjeshtë në qytetin Ballarat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.