☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,318 ▲ +1.01% ETH $2,138 ▲ +2.03% XRP $1.3520 ▲ +1.66% SOL $84.5800 ▲ +2.71%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shega, ky frut me kurorë dhe pasioni i Zenel Kutit në Alimetaj të Oblikës

Vjelja e shegës fillon aty nga fundi i muajit shtator, pse jo 25-a e muajit të përmendur është vërtetësia sipas atyre që punojnë me këtë kulturë bujqësore të shëndetëshme e cila cdo vit e më shumë zbukuron tregun dhe tryezat tona për vlerat e mëdha ushqimore që ka.  Shega është si fruti me kurorë-sepse kur është ende pa u vjelë, duket si një kurorë mbreti.

Zenel Kuti, shprehet se “të parën në teritoret e atyshme, kanë zgjedhur shegën, ku edhe zona është e njohur për këtë kulturë. Vijnë nga Tirana grumbulluesit për të marrë prodhimet”.  “Shega ka qënë gjithmonë pjesë e jona,  madje kemi pasur dhe shegë të egra në fshatin e vjetër-Krebaj, ku qytetarët e Shkodrës vinin dhe veronin e shijonin natyrën”, thotë ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zoti Kuti, spjegon se “kemi shkëmbyer eksperienca  dhe  kemi marrë pjesë në disa trajnime të zhvilluara në Lushnje dhe në Vlorë”. Zoti Kuti plotëson se kanë filluar nga zero, aty ku  janë në tokën e gjyshit, ku  i bën të ndihen  krenar. Mundohen ҫdo ditë të plotësojnë nevojat e familjes.

Më tej i lartpërmenduri saktëson se në vitin 2000 kanë ardhur në Alimetaj, fshat në Oblikë,  ku kanë zbritur nga Taraboshi. Punuan edhe si emigrant në Mal të Zi më së shumti, është vërtetësia e tij. E thëna është se në fshatin e ri të quajtur Alimetaj janë gjithsej 70 shtëpi, në fshatin e vjetër s’ka më njeri, sepse rruga s’ka.

Zgjerimi i mëtejshëm i kultivimit të kulturës së shegës ka ardhur edhe se ata janë të fokusuar në trajtimin bio. “Punojmë familjarisht”-plotëson me saktësin e tij Zenel Kuti.  “Ndërsa rrënjët e shegëve që janë 10 vjeҫare, vaditen me pika dhe ne përdorim vetëm plehun organik bio, të cilin e kam në fermën time”, saktëson ai.

Ndërsa për prodhimet e serave, spjegojnë ai, ato i tregtojmë në Malin e Zi. Një investim i fundit është ai për një inkubator për vezët e pulave ku tani ka mbi 1000 pula.  Për zhvillimin e këtij biznesi, Zenel Kuti, na spjegon se është financuar 3 herë nga FED invest, për pemëtari, por edhe  për bujqësi, po edhe pulari.

Zona e tyre është kthyer në një zonë  shumë të njohur në Shqipëri për kultivimin e shegës, konkretisht asaj devidishe. Momentalisht  Zeneli ka 700 rrënjë shegë  dhe synon që të arrijë deri në 1000 rrënjë. Tashmë  në këtë zonë janë mbi 30 fermerë, që kanë më shumë se 10.000 rrënjë shege të butë, të cilën e kanë kultivuar prej më shumë se 20 vite. Sasia e prodhimit për zonën Alimetaj-Velinaj është deri në 60 ton shegë e butë.

A.S.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.