Ekonomia
Shehaj: Aksioni kundër informalitetit synon të mbrojë konsumatorin
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj tha se aksioni kundër informalitetit që do të nisë më shtator do të mbrojë konsumtarin, dhe nuk synon luftë ndaj biznesit të vogël apo të madh.
Në një dalje publike për mediat, Shehaj tha se ky aksion do të ulë taksat, dhe dot ë rrisë rrogat e investimet.
Shehaj thekson se së pari, kjo nuk është luftë ndaj biznesit, por një operacion në shumë dimensione. Së dyti është e rëndësishme për “të mbrojtur bizneset e mëdha dhe të vogla të jenë korrekte, të paguajnë taksat dhe të përdorin kasën fiskale. Dhe së fundi, drejtoresha e Tatimeve tha se nuk është luftë ndaj biznesit të vogël.