🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.97%
DOW 53,842 ▲1.25%
NASDAQ 26,325 ▲1.59%
NAFTA 76.36 ▼4.95%
ARI 4,145 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,797 ▲ +0.77% ETH $1,865 ▲ +0.57% XRP $1.0735 ▼ -0.03% SOL $73.6300 ▲ +0.7%
S&P 500 7,674 ▲0.97 % DOW 53,842 ▲1.25 % NASDAQ 26,325 ▲1.59 % NAFTA 76.36 ▼4.95 % ARI 4,145 ▲1.32 % S&P 500 7,674 ▲0.97 % DOW 53,842 ▲1.25 % NASDAQ 26,325 ▲1.59 % NAFTA 76.36 ▼4.95 % ARI 4,145 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Shehi: Edi Rama mundet në zgjedhje, por jo me këta njerëz që ka PD

Ish-deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, foli për mënyrën se si, sipas tij, Edi Rama mund të mposhtet në zgjedhje, duke u ndalur edhe në gjendjen e opozitës dhe nevojën për një ligj elektoral të drejtë.

“Shehi tha: Edi Rama mundet në zgjedhje, por jo me këta njerëz që ka sot PD. Aleati ynë duhet të jetë populli shqiptar.”

Ai theksoi se opozita duhet të kërkojë një ligj elektoral që i jep shanse të barabarta të gjithëve.

“Ne duam një ligj elektoral që i jep shanse të barabarta të gjithëve. Opozita duhet të pretendojë dhe të marrë një pjesë të këtyre të drejtave zgjedhore, dhe nëse nuk e bën opozita, kjo tregon që nuk ka dëshirë për ta ndryshuar. Se këta thonë ne po e bëjmë, por nuk do Edi Rama. Pra unë them që opozita duhet të bëjë pjesën e vet.”

Shehi u ndal edhe te deklaratat e Sali Berishës, duke u shprehur se, “Dëgjoj dhe Sali Berishën kur thotë që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Kjo histori është dekurajuese për popullin opozitar, që të mos ketë shpresë kurrë.”

Ndërsa shtoi se, “Unë them që hyhet në zgjedhje edhe me Edi Ramën, nëse opozita ka një platformë të mirë dhe ka njerëz për të qenë. Jo këta njerëz që ka sot, por e mundim Edi Ramën sepse aleati ynë duhet të jetë populli shqiptar.”

Shehi theksoi se opozita duhet të ndërtojë një alternativë reale, me platformë dhe përfaqësues të besueshëm, për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të sfiduar pushtetin aktual.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.