Politika

Shell në Shqipëri, Rama: Mesazh i qartë për investitorët e huaj

Kompania Shell vijon kërkimet e naftës në Shpirag, duke i hapur rrugën investimeve të mëdha në këtë zonë. Kompania ka nisur sot shpimin në pusin Shpiragu 3. Vlera e investimit të parashikuar kap shumën 72 milionë euro.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi marrëveshjen me Shell si një pakt në harmonizim të plotë të interesave.

“Falënderoj kompaninë Shell për një përputhje ekzemplare mes fjalës dhe veprës. Mes gjithçka me pasion Shell propagandon për profilin e vet social dhe gjithçkaje që ne vetë kemi patur mundësinë të provojmë gjatë hartimit të marrëveshjes. Nuk ka qenë një marrëveshje e lehte, por e vërteta është se deri në fund ka qëndruar në një tavolinë për të lidhur një marrëveshje në harmonizim të plotë të interesave”, deklaroi kryeministri.

Duke risjellë në vëmendje suksesin e reformës në sistemin energjetik, kryeministri Rama theksoi se “me këto reforma dhe këto investime po ndërtojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button