☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,761 ▼0.3%
DOW 47,355 ▼0.74%
NASDAQ 22,651 ▼0.2%
NAFTA 87.71 ▲5.1%
ARI 5,181 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,695 ▲ +0.5% ETH $2,073 ▲ +1.26% XRP $1.4013 ▲ +0.37% SOL $87.6100 ▲ +1.09%
S&P 500 6,761 ▼0.3 % DOW 47,355 ▼0.74 % NASDAQ 22,651 ▼0.2 % NAFTA 87.71 ▲5.1 % ARI 5,181 ▼1.18 % S&P 500 6,761 ▼0.3 % DOW 47,355 ▼0.74 % NASDAQ 22,651 ▼0.2 % NAFTA 87.71 ▲5.1 % ARI 5,181 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Shell shpall forcë madhore për kontratat e LNG-së nga Katari

Katari njoftoi javën e kaluar ndalimin e prodhimit në një nga impiantet e tij dhe shpalli forcë madhore për dërgesat e gazit natyror të lëngëzuar (LNG).

Shell, tregtari më i madh në botë i gazit natyror të lëngëzuar (LNG), ka shpallur forcë madhore (force majeure) për ngarkesat e LNG-së që blen nga QatarEnergy dhe që i shet klientëve të saj në mbarë botën, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime të paidentifikuara.

Katari, eksportuesi i dytë më i madh në botë i LNG-së, njoftoi javën e kaluar ndalimin e prodhimit në një impiant që prodhon 77 milionë tonë në vit (mtpa) dhe shpalli forcë madhore për dërgesat e LNG-së.

Shell refuzoi të komentojë të mërkurën.

Blerës të tjerë të LNG-së nga Katari, përfshirë TotalEnergies dhe disa kompani aziatike, kanë marrë njoftime për forcë madhore nga Katari dhe u kanë thënë klientëve se nuk do t’u shesin LNG nga Katari për aq kohë sa objektet prodhuese mbeten të mbyllura, thanë dy burime të tjera.

Shtëpia tregtare nga Omani OQ ka shpallur gjithashtu forcë madhore ndaj klientit të saj në Bangladesh për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Katari, raportoi të mërkurën Bloomberg News, duke thënë se deklarata të tilla janë shenjë se ndërprerjet e furnizimit po shtrihen përtej kompanive që kanë kontrata të drejtpërdrejta me QatarEnergy.

Një person i njohur me çështjen i tha Reuters se TotalEnergies nuk ka shpallur forcë madhore. Ky term përdoret për të përshkruar ngjarje jashtë kontrollit të një kompanie, si p.sh. një fatkeqësi natyrore, që zakonisht e liron atë nga detyrimet kontraktuale pa penalitete.

Si Shell ashtu edhe TotalEnergies kanë partneritete afatgjata me QatarEnergy dhe janë partnere në projektin gjigant të zgjerimit të North Field, i cili synon të rrisë kapacitetin e prodhimit deri në vitin 2027.

Analistët vlerësojnë se Shell merr rreth 6.8 milionë tonë LNG në vit nga Katari, ndërsa TotalEnergies rreth 5.2 milionë tonë në vit.

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, i tha javën e kaluar gazetës Financial Times se do të duhen “nga disa javë deri në disa muaj” që furnizimet të kthehen në normalitet, edhe nëse lufta do të përfundonte sot. QatarEnergyshpalli forcë madhore për dërgesat e LNG-së të mërkurën.

Burime i thanë Reuters javën e kaluar se njoftimet për forcë madhore të dërguara klientëve thoshin se dërgesat e LNG-së për muajin mars nuk do të preken, ndërsa ndikimi do të fillojë të ndihet nga muaji prill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.