Shëndetësia: Koncesioni i laboratorëve 10 mln USD në vit, kush janë fituesit?
Ndër 9 kompani pjesëmarrëse në garë, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik bashkimin e kompanive Labopharma Sh.p.k, me 41.7 % të aksioneve & Exalab France, me 25%, & AB Laboratory Solutions B.V me 33.3% në Hollandë, me përfaqësues Labopharma Sh.p.k, Adresa: Rr. Siri Kodra. Lajmi u bë publik në Buletinin e Prokurimeve Publike.
Labopharma sipas ekstraktit të saj në QKB është krijuar në vitin 2007. Aksioneri i saj me 100% të aksioneve është Janis Karathano. Kompania ka si aktivitet tregtinë e produkteve farmaceutike, pajisjeve të laboratorëve etj. Në vitin 2015 qarkullimi i saj vjetor është rreth 137 mijë euro, ndërsa humbja është rreth 160 mijë euro po për atë vit, sipas bilancit zyrtar. Shoqëria ka qenë e pezulluar deri në gusht 2015 dhe më pas është bërë sërish aktive. Periudhën më të mirë e ka pasur në vitin 2009, kur deklaroi rreth 730 mijë euro xhiro dhe fitime prej 240 mijë euro, por më pas aktiviteti i saj ka ardhur në rënie dhe në fillim të vitit 2015 bëri kërkesën për pezullim, pasi në viti 2014 kishte raportuar zero të ardhura.
Sipas bilancit të vitit 2015, aktivet e kompanisë ishin rreth 405 mijë euro, nga të cilat gati 80% ishin afatshkurtra, kryesisht të drejta të arkëtueshme. Në aktivet afatgjata, vlera e instalimeve dhe pajisjeve është 4 mijë euro dhe 76 mijë euro të tjera janë parapagime për aktive materiale dhe në proces.
Kapitali i saj është negativ prej minus 170 mijë euro, si rrjedhojë e bartjes së humbjeve në vite.
Kompania nuk ka aktivitet të madh në fushën që ka fituar koncensionin, por e ka siguruar mbështetjen tek kompanitë partnerer të huaja.
Exalab France është një grupim rajonal i laboratorëve të pavarur klinike në Francë, sipas faqes së saj zyrtare në Internet. Ajo ka 500 bashkëpunëtorë dhe teknika bakterologjike përparojë. Platforma teknike e laboratorëve të centralizuara është e pajisur me pajisje më efikase për të siguruar rezultate të besueshme, të shpejtë dhe të saktë, sipas burimeve zyrtare.
Ndërsa për kompaninë AB Laboratory Solutions B.V., me seli në Holandë nuk ka të dhëna në internet, përveç adresës.
Dy kompanitë AB Laboratory Solutions B.V dhe Exalab France ende nuk janë regjistruar në QKB.
Vlera e koncesionit është 100 milionë dollarë për 10 vite.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta Ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
- Acibadem Saglik Hizmetleri ve Ticaret A.S (%51) & Acibadem Labmed Saglik Hizmetleri A.S (%49) ; (Turqi), Vlera 4.80 % zbritje nga çmimi i listës së testeve.
- American Hospital Sh.a (AL), Vlera nuk u paraqit.
- Biometric Albania Sh.p.k (AL), Vlera nuk u paraqit.
- Montal Sh.p.k (AL), Vlera nuk u paraqit.
- Genius Sh.p.k (AL), Vlera 15 % zbritje nga çmimi i listës së testeve.
- entermedica Center Sh.p.k (AL) (%66) dhe Bioiatriki (Biomedicine) Sh.a (%34) Greqi, Vlera 5.70 % zbritje nga çmimi ë listës së testeve.
- Labopharma Sh.p.k (AL) (%41.7) & Exalab France (%25) & AB Laboratory Solutions B.V (%33.3) Hollandë , Vlera 10.70 % zbritje nga çmimi ë listës së testeve.
- Fedos Sh.p.k (AL), Vlera nuk u paraqit.
- Krijon Sh.p.k (AL), Vlera nuk u paraqit. Janë skualifikuar
Ofertuesit e mëposhtëm: 1. Fedos Sh.p.k (AL) 2. American Hospital Sh.a (AL) 3. Biometric Albania Sh.p.k (AL) 4. Montal Sh.p.k (AL) 5. Genius Sh.p.k (AL) 6. Krijon Sh.p.k (AL) Arsyet e Skualifikimit:
Referuar procedurës së garës Ministria e Shëndetësisë lajmëron BOE Labopharma Sh.p.k & Exalab Francë & AB Laboratory Solutions B.V Hollandë, me përfaqësues Labopharma parqiti ofertën e me datë 27.02.2017 për “Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”, është pranuar.
Negocimi i Kontratës së Koncesionit nuk do të zgjasë më shumë se 60 ditë. Ofertuesi BOE Labopharma Sh.p.k (AL) (%41.7) & Exalab France (%25) & AB Laboratory Solutions B.V (%33.3) Hollandë, kërkohet t’i paraqesë Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës të Shqipërisë, brenda 15 ditëve kopje të nënshkruar të Shtojcës.
Ofertuesi BOE Labopharma Sh.p.k (%41.7) & Exalab France (%25) & AB Laboratory Solutions B.V (%33.3) Hollandë, kërkohet t’i paraqesë Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës të Shqipërisë, brenda 30 ditëve vërtetim bankar që kostot e lidhura me publikimin e njoftimit të kontratës prej 357,330 (treqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e treqind e tridhjetë) lekë janë paguar sipas paragrafit 1.15 Kostot, të Dokumenteve të Procedurës Konkurruese.