Politika

Shëndetësia, Rama: Ndalëm hemorragjinë, 10 paketa shëndetësotre sot janë falas

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë ardhjes në pushtet të qeverisë së re, sektori i shëndetësisë ishte në prag të kolapsit. Sipas Ramës, borxhi i akumuluar nga qeveria e shkuar kapte shifrat e 720 miliardë dollarë, duke përfshirë detyrime dhe kontrata të papaguara.

Kreu i Ekzekutivit, i pranishëm në konferencën e studentëve të Mjekësisë nga ana tjetër theksoi se ‘sot në këtë sektor është ndaluar hemorragjia’.

“Sot në këtë sektor është ndalur hemorragjia. Ky është një operacion me sukses dhe i sigurt, pasi lidhet shumë më vendosshmërinë tonë dhe me kapacitetin e gjithë këtij organizimi për të parandaluar kapacitetin moral, fizik e psikologjik. 18 muaj më parë ne gjetëm sistemi në prag të kolapsit. Mjaftojë tu kujtojë që pamjet që hynin përditë përmes TV-ve në çdo shtëpi, të njerëzve që ankoheshin për ilaçe. Nga ana tjetër, pamë që arsyeja e borxheve të ilaçeve, lidhej me borxhet që shteti i kishte furnitorëve. 40 milionë dollarë, që ju e keni parasysh për buxhetin shëndetësor. Por dhe për buxhetin tërësor të shtetit shqiptarë nuk janë pak, por shumë. 720 miliardë borxhe, kontrata për punë të papaguara, për shërbime të papaguara. Dhe për një sërë kontratash të tjera që shteti shqiptar i ka më palët të papaguara. Këto janë shumë për shtetin shqiptarë.”, -tha Rama.

Më tej Rama pohoi se ky është një model ndryshe i të qeverisurit, pasi sipas tij po ‘qeveriset me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës’. Numri një i qeverisë deklaroi se tashmë nuk ka asnjë borxh të palikuiduar ndaj furnitorëve të ilaçeve.

“Ne u zotuam të qeverisim, jo me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit. Vendosëm ta kthejmë qeverinë ku e lejon kushtetuta, në raport me qytetarin. Qeveria nuk ka asnjë të drejtë të sillet me palët e tjera, mbi ligjin. Nëse qeveria kërkon që qytetarët të paguajnë taksat, nuk mundet vetë mos të paguajë detyrimet ndaj të tjerëve. Një nga strukturat shtetërore që kishin borxhin më të madh ndaj kompanisë së energjetikës, ishte ministria e Energjetikës. Ne e shlyejmë borxhin ndaj furnitorëve, dhe sot jemi në kushtet të tjera. Jemi në kushte që mos të lejojmë që shqiptarët ti blejnë ilaçet më shternit se vendet e origjinës. Kemi vendosur që çmimet ti ulim në masën 30 për qind. 85 barna të reja u futën në listën e rimbursimeve”,- pohoi kryeministri.

Duke folur për shëndetësinë, kryeminsitri Rama tha se sot nuk ka asnjë aparat të teknologjisë së lartë jashtë funksionit.

Rama u shpreh se “Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë, që gjithë sistemi brenda infrastrukturs të jetë në lartësinë e duhur, që të funksionojë si sistem i integruar”.

Kryeministri shtoi se për këtë system vijojnë edhe investimiet. “Faktikisht janë 32 mln euro që do bëhen efektive në 6 mujorin e dytë të këtij viti”.

Në të shkuarën tha kreu i qeverisë janë bërë investime kuturu, ndërsa tani investimiet po I kthejnë kryesisht pikat e Urgjencës në dejtimin e duhur.

“Në të shkuarën janë bërë investime kuturu. Ne jemi të bindur që synimi ynë madhor nuk arrihet pa u shoqëruar, pa u paraprirë me aksesin universal. Jemi të angazhuar për të rritur vetëdijen që njerëzit të mos kujtohen vetëm momentin kur ka plasur hemorragjia..Një tjetër piketë është urgjenca. Ne kemi filluar ti kthejmë në drejtimin e duhur. Askush nuk mund të pretendojë që të ndryshohen urgjencat tërësisht nga rrënoja që ishte, ashtu siç ne nuk pretendojmë të marrim duartrokitje për çka kem bërë”, tha Rama.

Kryeministri foli për 10 paketa shëndetësore, të ciliat sipas tij sot janë falas. “Vetëm në 4 muajt e fundit ka 900 përfitues. 350 pacinetë kanë përfituar pa pagesë ndërhyrje të kardiologjisë në privat dhe shtet, shkurtuam 50% listën e pritjes së pacientëve që ishin në pritje për transplant. Një nga pikat për të cilat besoj se duhet të ndjehemi të integruar është ajo çka është bërë me shëndetësinë elektronike, kontrollin bazë mjekësor. Kemi ulur që nga 70% deri në 50% sipas rastit ardhejn e pacientëve nga vendi i tyre në QSUT. Kjo pasi në çdo siptal kemi ngritur sistemin e telemjekësisë. 70% e pacientëve që kanë nevojë një konsultë ju jepet përmes konsultimit të d.p.d me QSUT falë telemjekësisë..shkurtuam shpenzimet e çdo kujt”.

Më tej kryeministri u ndal të sqarojë konceptin e tij në lidhje me “varfërinë e aspiratave” duke thënë se njerëzit që e kanë drejtuar këtë vend kanë qënë të varfër në aspiratat që ofronin, dhe jo shqiptarët.

“Varfëria është rezultat i varfërisë së aspiratave, nuk ka varfëri sociale, ekonomike aty ku nuk ka varfëri aspiratash. Shqiptarët nuk janë të varfër në aspirate, e kundërta është e vërtetë për shqiptarët kanë mundësi të aspirojë por kanë pasur fatkeqësi të udhëhiqen nga grupe të varfra në aspitara për ata vetë. Prindërit tuaj, besoj që do hynin pa asnjë dyshim ndër prindërit me aspiratat më të larta të fëmijëve të tyre në Europë, mjafton të shikosh të ardhurat e tyre krahasuar me investimin për shkollimin e fëmijëve. Këtu edhe familje të varfra ia dalin të financojnë arsimin e fëmijëve të tyre. Po kush ishte sistemi arsimor që iu ishte venë në dispozicion, sistemi më i varfër në aspirate. Qeveria krenohej me këtë sistem. Çfarë e bën një qeveri që përballë aspiratës së lartë të vendosë një sistem shëmbëlltyra e varfërisë së aspiratave…e çuan Shqipërinë deri në atë pike, sa ishte normale që në spital të mos kishte ilaçe, e të shkoje me çarçaf me vete”.

BEQAJ-MJEKËVE: SHOH QË TË NJËJTIN NJERËZ VESHIN 5 PALË KËPUCË PËR NJË NGJYRË

I pranishëm në këtë takim të organizuar nga studentët e mjekësisë, ishte dhe numri një i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj lëshoi një mesazh të qartë për njerëzit e shëndetësisë, që sipas hulumtimeve të ministrisë së Shëndetësisë janë të angazhuar në shumë punë. Ministri theksoi ndër të tjera, se parësore për institucionin që ai drejton është kujdesi ndaj qytetarëve.

“Synimi ynë kryesor mbetet mbulimi universal. Jemi në gjendje të thyejmë barriera financiare e kulturore e gjeografike. Vetëm dy javët e fundit nga Itali kanë ardhur dy lajme të reja, një ka të bëjë me një zbulim për Hepatitin B, ndërsa tjetri për kancerin e Mushkërisë. Ne po punojmë për të ndihmuar mjekët për një bazë laboratorike dhe pajisjeve imazherike dhe të shtrijmë mjekësinë elektronike. Të njëjtët njerëz më rezultojnë pedagog, drejtues shërbimesh, drejtues teknik në laboratorët jo shtetëror. Shoh që të njëjtët njerëz veshin 5 palë këpucë për të njëjtën ngjyrë. Nuk mund të anashkalojmë profesionistëve, por kemi synim kujdesin ndaj qytetarëve. Na duhet një shërbim normal laboratorik nga Saranda në Bajram-Currë Nëse diku mund të duket që ofrojmë diçka të leverdishme një sipërmarrësi, ndodh kështu se i themi që të marrë përsipër një nismë të tillë. QSUT, me statusin e veçantë ligjor është përforcuar me pajisje të reja. Kemi ide të qarta për akreditimin e institucioneve të shëndetësisë. Ligji i ri për barnat rregullon procedurat e kërkimit shkencor dhe në çdo rast interesi i personit që i nënshtrohet ka përparësi.”, tha Beqaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button