🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,359 ▲ +0.12% ETH $2,063 ▼ -0.1% XRP $1.3005 ▼ -1.33% SOL $79.8400 ▼ -1.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Shengeni Ballkanik / RCC:Domosdoshmëri çdo iniciativë që çon në heqjen e barrierave brenda rajonit tonë

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ishte i ftuar në takimet për mini-shengenin së bashku me Bashkimin Europian (BE), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bankën Botërore (BB), Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Europiane e Investimeve (BEI) për të dëgjuar propozimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Ditët e fundit ka pasur shumë paqartësi dhe mungesë informacioni të saktë lidhur me rolin e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal në takimet në kuadër të të ashtuquajturit “Mini-Shengen”. RCC-ja ka qenë e ftuar në takimet për mini-shengenin së bashku me BE-në, SHBA-në, Bankën Botërore (BB), BERZH-in dhe BEI-n për të dëgjuar propozimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor.”-, njofton RCC.

“RCC-ja është tërësisht e angazhuar ndaj bashkëpunimit rajonal. Me krenari ne po bashkërendojmë dhe mbikëqyrim zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, siç jemi ngarkuar në dakordësi nga udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor tre vjet më parë në samitin e Procesit të Berlinit në Trieste”.

“Të gjashta ekonomitë, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë në këtë proces, që u prezantua me kërkesë të të gjashtë udhëheqësve të sipërpërmendur, një projekt që ka për synim të çojë përpara bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, duke eliminuar pengesat sociale sa i takon lëvizjes së lirë të të rinjve, profesionistëve, aftësive dhe novacionit.

Për RCC-në, bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim në momentin që rezultati përfundimtar është integrimi në BE. Meqë zgjerimi ka të bëjë me lidhjen e tregjeve dhe të njerëzve, ne besojmë që çdo iniciativë që çon në heqjen përfundimtare të barrierave brenda rajonit tonë është një domosdoshmëri dhe si e tillë duhet të merret parasysh. Për këtë arsye, ne jemi të vëmendshëm qoftë edhe ndaj një propozimi të vetëm nga çdo ekonomi e rajonit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe të ardhmen”-, përfundon njoftimi i RCC.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.