Shenjat zodiakale dhe tradhtia
Kur besimi është një çështje planetësh
Speciet monogame janë të rralla në mbretërinë e kafshëve, por edhe qeniet njerëzore nuk bëjnë përjashtim. Megjithatë disa nga këta duket se janë më të pabesë nga disa të tjerë. Me të drejtë të gjithë pyesin nëse kjo mund të jetë një çështje karakteri apo edhe yjet kanë ndikimin e tyre specifik? Në fakt ndikimet astrale favorizojnë prirjet për tradhti, duke vepruar në një mënyrë të ndryshme në varësi të pozicionit të zodiakut. Ndër shenjat më të rrezikshme se dyfishi, binjakët mbajnë vendin e parë, për t’u ndjekur më pas nga Peshorja dhe Peshqit. Padyshim çdokush ka stilin e tij: dikush tradhton në mënyrën më të qetë të mundshme në “dritën e diellit”, ndërsa dikush preferon të rrijë në errësirë… gjithsesi gjithmonë bëhet fjalë për pabesi! Tani është momenti të zbuloni shenjat më shumë ose më pak të prirura për tradhti.
Shenjat më të pabesa
Edhe pse dikujt i mungon besa për narcizisëm, rebelim, pasiguri apo butësi, nuk ka rëndësi, sepse gjithsesi për tradhti bëhet fjalë… me pasoja të pashmangshme dhe shkatërruese! Thuhet se “më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, ndaj nëse preferoni të verifikoni më herët shkallën e pabesisë së atij apo të asaj, është rasti që të konsultoheni me yjet.
Dashi
Flasim për Dashin: nuk duhet të mashtroheni për “brirët” mbi kokën e tij! Ai tradhton me dëshirën e pastër për pushtim dhe nevojën e madhe për konfirmim. Por zjarri i pasionit fiket për aq kohë sa mund të shqiptohet kjo fjalë.
Binjakët
Ja tradhtari serial i horoskopit, më i pabesi i shenjave zodiakale! Tradhtinë ai e konsideron si një lojë të thjeshtë dhe të padëmshme, ndërsa atë e përdor si një “ilaç” kundër stresit. Me këtë justifikim ai kalon pa u “lagur”!
Peshorja
Narcistë dhe sipërfaqësorë, shenja e peshores mund të kënaqet lehtë me vëmendjen e të tjerëve, një ilaç i mirë për autostimën e tyre. Nëse heq dorë nga tradhtia, këtë nuk e bën në emër të dashurisë, por nga frika se mos humb partnerin/en zyrtar/e.
Akrepi
Nuk do ta pranonte kurrë një tradhti duke e gjykuar në mënyrën më të tmerrshme, por gjithë këtë urrejtje në fakt e ka nga dëshira e tij e errët për të qenë i pabesë. Nëse i dorëzohet tundimit, ai këtë e bën me përkushtim më të plotë, aq shumë sa edhe mund të heqë dorë nga vetvetja.
Shigjetari
Aventurat e kënaqin, i jeton shpesh si një lojë, por në anën tjetër Shigjetari është gjithmonë i dhënë pas emocioneve dhe eksperiencave. Ai është i pabesë, por jo me zemër! Në rastin e tij nuk bëhet fjalë për një justifikim banal, në të mirë ose në të keq ai e mendon vërtet kështu!
Ujori
Më shumë sesa në tradhti ai përfshihet në ndërlikim! Ujori për nga natyra është i lirë, nuk pranon imponimet dhe nëse tradhton e bën si një lojë të pastër.
Peshqit
Premton besnikëri, por vështirë se e mban premtimin. Kënaqësia e përfshin deri në atë pikë saqë e bën tradhtar, pavarësisht se mund të jetë i dashuruar çmendurisht. Ndërsa kur tradhtohet e bën dramë të madhe, por që shumë shpejt ngushëllimin e gjen te krahët e një personi tjetër.
Shenjat më besnike
Demi
Demi, pavarësisht kafshës që prezantohet, për nga natyra është i qetë, nuk i do të papriturat, duke preferuar deri në ekstazë një qetësi të shëndetshme. Është posesiv, por “rrotullohet” 360 gradë për të dhënë dhe për të marrë besim.
Gaforrja
Gaforrja e adhuron familjen, është tradicionale dhe shumë rrallë i mungon besimi. Ajo mund të tradhtojë vetëm në rastin se ndien një dashuri të madhe.
Luani
Në ndryshim nga sa besohet, Luani nuk është tradhtar. Ai është i sinqertë, jep dhe pretendon besnikëri. Mjafton të jeni të kujdesshëm që të mos ta lëndoni në krenarinë e tij, sepse përndryshe mund të kthehet në një kafshë të egër, e cila mund t’ju kërkojë vetëgjyqësinë!
Virgjëresha
Pak nga turpi, pak nga pasiguria ose për respektin ndaj atij/asaj që dashuron, shenja e Virgjëreshës preferon të qëndrojë larg tradhtisë. Shkelësit e kurorës së saj janë platonike, e vështirë që të bëhen realitet.
Bricjapi
Bricjapi dëshiron të ndihet gjithmonë i dëshiruar dhe ambicioz ashtu siç është në të vërtetë. Ai do të ndihet gjithmonë i vlerësuar dhe për këtë fakt tradhtia nuk i vjen kurrë në mendje. Respektin për veten e ka të pathyeshëm.