Shitet ishull në Karaibe vetëm për… 400 mijë paund
Jo vetëm të bëni pushime në një vend ekzotik, tashmë ju mund ta bëni tuajin një ishull në Karaibe duke e blerë atë në “eBay”.
Ishulli privat ndodhet në brigjet e Belizes dhe oferta fillestare për të nis nga 400 mijë paund, por nëse doni ta mbyllni këtë si marrëveshje mund të blini menjëherë për 750 mijë paund.
Ishulli ka një sipërfaqe prej rreth 16 mijë metrash katror, shtëpi prej druri, kabina, por ajo që ofron natyra aty është me të vërtetë magjepsëse.
Për mos harroni, mund të bëheni edhe fqinj me Leonardo Di Caprio-n!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.