Bota

Shkarkimi i Comey, a mund të hetohet Presidenti Trump?

Ish-shefi i FBI-së, James Comey dëshmoi një ditë më parë në Kongres se administrata Trump përhapi gënjeshtra dhe e diskretitoi.

Comey u tha ligjvënësve se ishte ndjerë konfuz nga shpjegimet e ndryshme të dhëna nga ndihmësit e Trump për shkarkimin e tregoi sesi Presidenti priste besnikëri prej tij dhe i kishte kërkuar të hiqte dorë nga hetimi për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn. Dëshmia e ish-drejtuesit të FBI-së ishte e fortë, por ekspertët janë të ndarë në opinionet e tyre nëse ajo mjafton për të nisur një proces hetimi të Presidentit nga Kongresi.

Një sërë vëzhguesish ndajnë bindjen se ky zhvillim e shton barrën e hetimeve shumëfishe mbi qëndrimet gjatë fushatës së Trump. Deklarata e besueshme e Comey-t, thotë Laurence Tribe, profesor i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Harvardit, forcon bindjen e tij personale se shefi i Shtëpisë së Bardhë është përpjekur të influencojë e madje edhe të mbyllë një hetim në zhvillim ndaj shkeljeve të Michael Flynn dhe personave të tjerë të afërt me të.

Ky, në këndvështrimin e Tribe, përbën pengim të drejtësisë. Ndërsa për Richard Painter, këshilltar etike gjatë administratës Bush, dalja në përfundimin nëse Trump e ka kryer apo jo një shkelje të tillë, kërkon më shumë prova. Pyetja e madhe që shtrohet tani, thotë Painter, është nëse ekzistonte një kërcënim për pezullimin e Comey-t po të mos e bënte atë që i kërkohej.

Pretendimi i besnikërisë si kusht për punësimin, kërkesa për të rrëzuar hetimin e Flynn dhe fakti që u shkarkua vërtet, përbëjnë që të treja një provë të fortë se Trump po i përcillte Comey-t mesazhin e pezullimit nëse nuk hiqte dorë nga hetimi. Por, çështja është nëse ka dëshmitarë të tjerë të cilët të kenë dëgjuar të dalin nga goja e Presidentit fjalët: “do ta pushoj nga puna nëse nuk heq dorë nga rasti”, apo një regjistrim ku të dëgjohet: “do të pezullohesh po nuk u binde”.

Këto do të ishin prova të padiskutueshme, shprehet Painter. Për çdo rast, kaq mjafton, sipas tij, që komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të mbajnë seanca dëgjimore e të thërrasin dëshmitarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button