☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, 76 miliardë lekë

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-gusht, sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.1 % të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 8-mujorin e këtij viti, kanë arritur 76 miliardë lekë.
Referuar të dhënave për periudhën janar-gusht eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën me 300 milionë lekë, duke shkuar 4.2 miliardë lekë, nga 3.9 miliardë lekë që ishin 8-mujorin e 2021-shit, ndërsa importet për periudhën 8-mujore llogariten mbi 71 miliardë lekë.

Nga Turqia, janë importuar 26.7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, si dhe 12.1 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 8 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006-n, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.