Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 79.97 ▼2.9%
ARI 4,683 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,831 ▼ -1.26% ETH $2,460 ▼ -0.85% XRP $1.4305 ▼ -3.78% SOL $96.9400 ▼ -3.09%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 79.97 ▼2.9 % ARI 4,683 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 79.97 ▼2.9 % ARI 4,683 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

I kërkoi gazetares të vendosë shami në kokë/ CNN anulon intervistën me presidentin e Iranit pas kushtit “të pashembullt”

Christiane Amanpour, gazetare veterane e rrjetit televiziv amerikan, CNN, ka anuluar një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, pasi ai i ka kërkuar që të vendosë një mbulesë në kokë përgjatë takimit në Nju Jork.
Amanpour ka thënë se asnjë prej presidentëve paraprakë të Iranit nuk i ka kërkuar që ajo të vendosë mbulesë kur ka zhvilluar intervistat jashtë territorit iranian.

Ajo ka thënë se një ndihmës i Raisit i ka thënë se duhet të bëjë diçka të tillë për shkak të “situatës në Iran”.

Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka rënë në komë javën e kaluar, disa orë pas arrestimit nga Policia për Moral.

Zyrtarët besohet se e kanë goditur kokën e Aminit me pajisje të forta.

Policia ka thënë se nuk ka të dhëna për keqtrajtim të saj dhe se ajo ka pasur “sulm të papritur në zemër”.

Protestat, tani në ditën e tyre të shtatë, janë zgjeruar në 80 shtete tjera dhe qyteza të Republikës Islamike. Të paktën 17 persona janë vrarë.

Intervista me Raisin do të ishte e para në tokën amerikane, në kuadër të vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Amanpour ka thënë se ka qenë e gatshme që të kryejë intervistën kur një prej ndihmësve të presidentit ia ka kumtuar kërkesën.

“Ne jemi në Nju Jork, ku nuk ka ligj apo traditë sa u përket mbulesave në kokë”, ka thënë ajo më vonë në Twitter.

Ekipi i saj është larguar nga vendi ku do të mbahej intervista, pasi kushtin e Iranit e ka konsideruar “të pashembullt dhe të papritur”.

Më vonë ajo e ka postuar një fotografi, ku shihet pa shami dhe e vetme në dhomën ku do të duhej të mbahej intervista.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.