Ekonomia

Shkëmbimet tregtare rriten me vendet e BE-së dhe CEFTA-s

Gjatë vitit 2014, eksportet me vendet e BE zunë 77,4 % të totalit, me një rritje prej 4,8 %, krahasuar me 2013-tën, ndërsa eksportet me vendet e CEFTA (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zunë 11,6 % të eksporteve, duke u rritur 12,3 % krahasuar me një vit më parë.
Italia, Greqia, Kosova, Kina dhe Turqia mbeten në vendet e para për shkëmbimet tregtare, ndërsa përvijohet zgjerimi i hartës gjeografike. Produktet kryesore të eksporteve shqiptare për periudhën 5-vjeçare 2010-2014 ishin kryesisht nga përpunimi aktiv i produkteve si tekstile dhe këpucët, mineralet, nafta.
Vjet ndër eksportet grupet: “produktet minerale” zunë 33,6 %, “Veshjet e këmbëve” 16,9 % “, Tekstilet dhe artikujt prej tyre” 16,7 % dhe “Metale bazë dhe artikuj prej tyre” me 14,2 %.
Italia vijon të mbetet partneri kryesor në eksportet shqiptare, ndonëse ndër vite pësoi ndryshime: tendenca rritëse deri në 2011, u ul gjatë 2013-tës për t’u ringritur sërisht në vitin 2014. Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zë 52 % në vitin 2014 nga 46,3 % që ishte në vitin 2013.Gjatë kësaj periudhe eksportet me Italinë janë rritur pothuajse në të gjitha grupet e mallrave. Peshën më të madhe e zënë grupet: “Tekstile dhe këpucë” dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”.
Pas rritjes dyvjecare 2010-2012, eksportet shënuan rënie në vitin 2013 me Kosovën për tu rritur në 2014-tën. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin 2014, është Kosova e cila zë 7,3 % të eksporteve. Një vit më parë, pesha e eksporteve shqiptare drejt Kosovës ishte 6,6 %.
Eksportet kryesore të naftës shqiptare drejt Spanjës vijuan tendencën e rritje deri në 2013, sepse vjet u ulën dukshëm për shkak të uljes së prodhimit të naftës nga koncensionarët e huaj që operojnë në këtë sektor në Shqipëri. Eksportet me Spanjën vjet zunë 6,5 % të eksporteve, nga 9,8 % që ishin në vitin 2013.
Partneri i katërt tregtar për nga pesha e eksporteve është Turqia, që zë 3,9 % të eksporteve gjithsej në vitin 2014, nga 3,7 % në vitin 2013. Por në strukturën e eksporteve gjatë vitit 2014 për nga pesha ishin Greqia, me 3,5 %, Kina me 3,4 %, Gjermania me 2,8 % etj.
Eksportet shqiptare drejt Kosovës janë përqëndruar në grupmallrat “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Eksportet drejt Spanjës janë gjithashtu të dominuara nga “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”.
Pas rënies deri në 2013-tën, eksportet drejt Greqisë nisën rritjen vitin e kaluar dhe kryesisht për grupmallrat si “Tekstile dhe këpucë”, “Ushqim, pije dhe duhan” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”.
Pesha e importeve nga Italia vijoi të rritet përgjatë 5 viteve 2010-2014 duke arritur në 29,8 % më 2014, nga 28,2 % e importeve gjithsej në vitin 2010. Ndryshe ndodhi me Greqinë, ku importet nga vendi fqinjë jugor vijuan të ulen nga 13,1 % në vitin 2010, në 9,4 % në vitin 2014.
Edhe Vjet, Italia mbeti partneri me peshën më të madhe në importe, me 29,8 % të tyre, nga 32,9 % në vitin 2013. Partneri i dytë në importin e mallrave vijon të jetë Greqia me 9,4 % të importeve, nga 8,8 % në vitin 2013.
Vjet Kina u shënua si partneri i tretë tregtar nga pesha në import me 7,3 % të totalit, nga 6,8 % në vitin 2013, e ndjekur nga Turqia me 7,1 % të importeve në vitin 2014 nga 6,4 % në vitin 2013
Në strukturën e importeve në vitin 2014, partnerë të tjerë me peshën më të madhe vijojnë të jenë Gjermania me 6 %, Serbia me 4,3 %, Zvicra me 3,1 %, SHBA me 2,4 % etj.
Në 5-vjecarin 2010-2014 grupmallrat që dominojnë më tepër importin gjithsej ishin: “Produkte minerale” “Makineri, pajisje mekanike dhe elektrike”, “Metale bazë dhe artikujt prej tyre”. Për vitin 2014 këto grup produkte zunë respektivisht 16,3 %, 12,7 % dhe 10,4 % të importit gjithsej.
Në vitin 2014 importet nga vendet e BE zunë 61,1 % me rritje 1,4 %, krahasuar me 2013-tën. Edhe importet nga vendet e CEFTA zunë 7,9 % të totalit me një rritje prej 25% më shumë ndaj 2013-tës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button