Kronika

Shkodër, humb jetën elektriçisti i OSHEE-së. Qëllohet me thikë nga debitori

Një elektriçist ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, pas një sulmi me thikë si pasojë e detyrës mbrëmjen e kësaj të enjteje, nga një debitor në Oblikë të qytetit të Shkodrës.

Elektriçisti i plagosur nga debitori është shoqëruar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ai është identifikuar si Zamir Vala, i moshës mbi 50 vjeç.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës e ka identifikuar debitorin që i shkaktoi vdekjen punonjësit të OSHEE-së, i cili është shtetasi Martin Zefi, i shoqëruar më pas nga forcat blu për në komisariat, që pritet të zbardhin edhe motivin e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button