Maqedonia

Shkup, avioni humbet nga radari. Gjendet i rrëzuar në Veles, humbin jetën 6 persona

Një avion i vogël privat, i nisur nga Aeroporti “Canova” i Trevizos në Itali, me 6 persona në bord, është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit. Nga burime zyrtare maqedonase rezulton se 6 shtetas kane humbur jeten.
Rrëzimin e avionit e kanë konfirmuar edhe banorë të fshatit, që kanë dëgjuar një zë të fuqishëm, ndaj dhe dyshojnë se ka pasur edhe shpërthim, por pa përcaktuar nëse ka ndodhur para rrëzimit apo pas.
Mjeti fluturues, një “Piper” i regjistruar në Gjermani, u zhduk nga radarët e Kullës së Kontrollit të Aeroportit “Aleksandri i Madh” i Shkupit, aty ku më herët kishte njoftuar për një ulje të nevojshme për t’u furnizuar me karburant.
Linja ajrore mes Trevizos dhe Shkupit përdoret zakonisht për fluturime nga kompania “Wizz”, por në këtë rast, siç raportojnë edhe media lokale italiane, bëhet fjalë për një udhëtim privat.
Vetëm pak javë më parë, më 14 korrik, një tjetër avion “Piper” i nisur nga Venecia u rrëzua në Slloveni, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button