🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,734 ▲0.39%
DOW 51,761 ▲0.8%
NASDAQ 27,053 ▲0.42%
NAFTA 91.67 ▼3.11%
ARI 4,327 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,987 ▼ -0.76% ETH $2,689 ▼ -0.12% XRP $1.5746 ▲ +3.08% SOL $121.0600 ▲ +3.3%
S&P 500 7,734 ▲0.39 % DOW 51,761 ▲0.8 % NASDAQ 27,053 ▲0.42 % NAFTA 91.67 ▼3.11 % ARI 4,327 ▲0.67 % S&P 500 7,734 ▲0.39 % DOW 51,761 ▲0.8 % NASDAQ 27,053 ▲0.42 % NAFTA 91.67 ▼3.11 % ARI 4,327 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kosova

Shoqëria civile letër Amnesty International për Hagën: Sqarojeni kontekstin e viktimave, përmendini krimet serbe

Një numër organizatash të shoqërisë civile të Kosovës i kanë drejtuar një letër publike Amnesty International, duke i kërkuar organizatës të njohur ndërkombëtare që të rishikojë dhe të sqarojë deklaratën e saj të datës 16 shtator 2026, e cila komentoi aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Shqetësimi kryesor i nënshkruesve lidhet me referencën në deklaratën e Amnesty-t se dënimet “u japin shpresë mijëra viktimave të luftës në Kosovë” — një formulim i bërë pa asnjë kontekst për krimet e kryera nga forcat serbe, duke krijuar, sipas tyre, një paraqitje jo të plotë të situatës dhe të vetë luftës në Kosovë.

Ata kërkojnë një dallim të qartë mes viktimave të përfshira në gjykimin Thaçi et al. dhe popullsisë shumë më të gjerë të viktimave të luftës, si dhe një kontekst të shkurtër që pranon shkallën e krimeve të kryera nga forcat serbe dhe nevojën e vazhdueshme për përgjegjësi për to.

Në letër citohen edhe shifrat e Databazës Kosovo Memory Book, e cila deri më 7 nëntor 2014 kishte regjistruar 13,517 persona të vrarë ose të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë (1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000), nga të cilët 10,792 shqiptarë, 2,197 serbë dhe 528 të kombësive të tjera. Sipas të njëjtave të dhëna, forcat serbe vranë 6,872 civilë shqiptarë në periudhën 20 mars – 14 qershor 1999. Letra thekson se 27 vjet më vonë, asnjë komandant i lartë i Ushtrisë së Jugosllavisë (VJ) apo i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nuk është ndjekur penalisht në Serbi.

Letrën e kanë nënshkruar: Prishtina Institute for Political Studies (PIPS), Kosovo Law Institute (KLI), Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (CDHRF), Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova, Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC), FOL Movement, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), The Kosovar Organization for Talent and Education (TOKA), Schüler Helfen Leben Kosova, Fourth Wave, Ramadan Ilazi (KCSS), Network of NGOs AVONET dhe YES NGO.

Burimi: KosovaPress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.