🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.51%
DOW 46,398 ▲0.59%
NASDAQ 21,922 ▲0.74%
NAFTA 90.03 ▼2.51%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,899 ▲ +1.45% ETH $2,161 ▲ +1.07% XRP $1.4087 ▲ +0.46% SOL $91.8200 ▲ +2.26%
S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Shoqëria civile: Mos e dekreto ligjin e mbetjeve! Nishani: S’do ju zhgënjej kurrë!

Në një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, aktivistë të shoqërisë civile i kanë kërkuar kreut të shtetit që ai mos të dekretojë ligjin për mbetjet. Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, aktivistët civilë, si dhe ekspertët ligjorë dhe mjedisorë, bënë një përshkrim të situatës aktuale si dhe paraqitën argumentet e tyre për disa të meta thelbësore dhe mungesën e standardeve, në hartimin e Ligjit për Importin e Mbetjeve, me pasoja negative në jetën e qytetarëve. Ndërkohë, presidenti Nishani dha sinjale pozitive për kërkesën e aktivistëve, pasi theksoi se nuk do zhgënjente kurrë interesin e qytetarëve, duke lënë të hapur mundësinë se ai mund të mos dekretoj ligjin.

Pasi renditën argumentet e tyre të shumta që nisin nga ato mjedisorë, ligjorë, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të së drejtës për informim, e deri te ruajtja e shpresës dhe sigurimin e një jete sa më të mirë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, aktivistët civilë dhe pjesëmarrësit në takim çmuan “angazhimin e përgjegjshëm qytetar dhe institucional të Presidentit si përfaqësues dhe garantues i të drejtave dhe interesave të sovranit”.

Kreu i Shtetit shqiptar, duke e konsideruar çështjen e Ligjit për Importin e Mbetjeve si të një rëndësie madhore, me një ndjeshmëri të madhe në opinion publik e me ndikim të gjerë dhe afatgjatë në jetën e qytetarëve shqiptarë, e çmoi së tepërmi takimin konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambjentalistët si “shumë të vlefshëm në procesin e shqyrtimit dhe dekretimit të tij me seriozitet dhe përgjegjësi maksimale”.

“Çështjen dhe kauzën tuaj, për të cilën duhet të vazhdoni të këmbëngulni, po e trajtoj me shumë seriozitet ligjor, institucional dhe personal, jo vetëm në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një qytetar shqiptar dhe si prind. Ju garantoj se përsa kohë do të jem në këtë Zyrë, nuk do ta zhgënjej asnjëherë interesin publik të qytetarëve!” – u shpreh Presidenti Nishani. Ky takim konsultues, i thirrur përpara se Presidenti i Republikës të shprehet si interpretues i parë i Kushtetutës së Republikës, është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin juridik dhe legjislativ, por edhe në atë të interesit të qytetarëve për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka shkaktuar në opinion publik aprovimi i këtyre ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.