Ekonomia

Shoqëritë e sigurimit zgjerojnë peshën ndaj PBB-së

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shoqëritë e sigurimit zgjeruan peshën e tyre ndaj PBB-së, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi Stabilitetin Financiar.

Sipas BSH-së, në qershor 2015, në vendin tonë numërohen 12 shoqëri sigurimi të liçencuara (8 shoqëri sigurimi të jojetës, 3 shoqëri sigurimi të jetës dhe 1 shoqëri risigurimi).

Shoqëritë e sigurimit zgjeruan peshën e tyre ndaj PBB-së, në 1.8%. Primet bruto, citon raporti i BSH-së, treguesi kryesor në aktivitetin e shoqërive të sigurimit, u zgjerua me 20.9% (vit më vit), në nivelin 6.4 miliardë lekë. Treguesi i penetrimit të tregut të sigurimeve, raporti i primeve ndaj PBB-së, rezultoi 0.45%.

Ndërsa treguesi i humbjeve, i matur si raport i dëmeve të paguara ndaj primeve bruto, është përmirësuar në nivelin 22.7%, nga 24.4% që ishte një vit më parë, pas ecurisë më të shpejtë të kontratave të lidhura në krahasim me pagesat e dëmeve.

Raporti tregon se afërsisht 1/4 e dëmeve mbulohen nga primet bruto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button