Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.93 ▲3.73%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -1.14% ETH $2,178 ▼ -2.88% XRP $1.3327 ▼ -3.5% SOL $81.9300 ▼ -3.18%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shpallen datat e testimit me shkrim të aplikantëve për shkollën bazë të policisë

Të gjithë aplikantët e interesuar për të ndjekur shkollën bazë të policisë për “Patrullë të Përgjithshme” do të zhvillojnë testimin me shkrim nga datat 15-17 mars 2016.

Procesi i aplikimit filloi më datën 15 janar 2016 dhe përfundoi më datën 15 shkurt 2016. Ndërsa procesi i verifikimit të dokumentacionit të aplikantëve përfundoi më datë 29 shkurt 2016.

Nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurimit është 5020, nga këta 4542 meshkuj dhe 478 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit faza e parë e konkurimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datën 15 mars 2016 për Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Kukës. Ndërsa në 16 mars do të zhvillohet testimi për Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan Berat dhe Fier dhe në 17 mars për Drejtoritë Vendore të Policisë Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Dibër.

Aplikantët, duke filluar nga data 9 mars 2016 duhet të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar me qëllim tërheqjen e numrit kodik që ju duhet për t’u pranuar në konkurimin me shkrim.

Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurimit dhe konkretisht pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim do të zhvillohet testimi i aftësive fizike. më pas intervista me gojë dhe testimi psikologjik.

Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.