Kronika

Shpallet Bordi Anti-Korrupsion në Sistemin Penitenciar

Në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua sot aktiviteti i shpalljes së Bordit Anti-Korrupsion në Sistemin Penitenciar.

unnamed99Në këtë aktivitet u publikua iniciativa e DPB për përfshirjen e studentëve të Masterit viti II për “Menaxhimin e shërbimeve sociale në institucionet e drejtësisë penale”, në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT.

Studentët do të kryejnë praktikën mësimore në IEVPenale në të gjithë vendin dhe do të kenë funksionin e Inspektoreve Anti- Korrupsion, për të rritur transparencen e punës në IEVP dhe raportimin e korrupsionit në çdo formë që ai shfaqet në sistemin e burgjeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, u shpreh se, “zhvillimi i një sistemi penitenciar transparent, bashkëkohor dhe të pa cënueshem nga korrupsioni përbën sfidën kryesore të veprimtarisë së Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve. Në veçanti, lufta kundër korrupsionit në sistemin penitenciar vleresohet e nje rendesie te vecante, e lidhur kjo me mision qe ne kemi, qe eshte garantimi i te drejtave te paraburgosurve dhe te denuarve dhe riintegrimi i tyre ne shoqeri”.

Në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua sot aktiviteti i shpalljes së Bordit Anti-Korrupsion në Sistemin PenitenciarKjo sfidë, tha Zoto, “nuk mund të perballohet pa mbështetjen e shume aktoreve, institucioneve apo individeve te ndryshem te interesuar ne keto çeshtje. Ne kete kuptim, jemi sot ketu per te demonstruar qasjen tone ne lufte kunder fenomenit te korrupsionit te fokusuar te parandalimi i korrupsionit, zbatimin e ligjit nepermjet rritjes se kapaciteteve investiguese, rritjes se vetedijes qytetare dhe ne vecanti te te paraburgosurve dhe denuarve per te denoncuar cdo rast abuziv apo korruptues dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale te fokusuar ne zhvillimin e aftesive profesionale te stafit”.

Zoto gjtihashtu theksoi se në funksion të zhvillimit të aftësive të stafit, me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 106, datë 08.01.2015 “Për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, do te kryhet testimi i te gjithe punonjesve me uniforme ne sistem. Testimi do te fokusohet te vleresimi i aftesive dhe njohurive profesionale si dhe aftesive fizike.

Ndërsa Drejtoresha e Kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, z. Mezini, u shpreh se, “në numrin e përgjithshëm të inspektimeve të kryera nga grupe të posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2014, vëmendje të veçantë kanë patur disa prej sektorëve, që mund të jenë më të prekshëm nga fenomenet korruptive, si 23 inspektime të kryera në sektorin e shëndetësisë, 12 në sektorin social,  15 në sektorin e çështjeve ligjore dhe sigurisë, 239 në sektorin e policisë së burgjeve.

Stafi në burgje, si dhe ai në Shërbimin e Provës, duhet të sigurojë mbështetjen dhe burimet e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e shkeljeve të ligjit në nivelin më të ulët të mundshëm, por jo vetëm”, tha Mezini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button