Ekspozita

Shpallet fituesi i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, ‘Venecia 2016’

Ministria e Kulturës shpalli më 21 Nëntor projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016 , me  projektin “Të kam lënë malin”- “I have left you the mountain” nga Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Abake.

Ky projekt u përzgjodh në një thirrje të hapur për projekt-propozime (16 shtator – 27 tetor 2015), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Elisabetta Terragni, Gëzim Qendro, Anri Sala, Adelina Greca, Arta Dollani.

IMG_1739 (2)Juria, vendimi i së cilës ishte unanim, gjykoi që ky projekt  përmbush kriteret e parashtruara në Thirrjen e Hapur të Ministrisë së Kulturës dhe ka aftësinë për të risjellë vende dhe histori përmes këndimit shumëzërësh. Tema e migrimit që synon  projekti, është rrënjosur thellë si në historinë e shkuar, ashtu edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.

Pavijoni Shqiptar i konceptuar në mënyrë të tillë, do të mbushë hapësirën e dhënë me Kujtime individuale e kolektive të pathëna dhe shpesh të mbetura në heshtje, përmes një instalimi minimalist dhe të arkitekturës së muzikës polifonike.

IMG_1759 (2)Programi i këtij “laboratori” të historisë së migrimit dhe zhvendosjes, do të shoqërohet me performanca, debate e workshope të hapura, si dhe me incizime të reja.

Dëgjimi kolektiv, respekti për individualitetin dhe aktivitetet e përbashkëta, përcaktojnë një pozicion arkitekturor të fortë në lidhje me temën e përgjithshme të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016.

“Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Abake”

juriaSimon Battisti është  arkitekt që punon në Tiranë,  teza Fulbright e të cilit solli një studim mbi familjen, (në kundërvënie me bankat)  si institucioni kryesor i financave ndërtimore në Shqipëri. Ai është bashkëthemelues i gazetës së studentëve të dizajnit të Harvardit “Very Vary Veri”. Ka punuar në zyra të dizajnit në Los Anxhelos, New York dhe Mumbai.

LeahWhitman-Salkin është zëvendës drejtoreshë e Revistës së Dizajnit në Harvard dhe ish botuese e Shtypit Sternberg. Ajo ka kontribut në revista botërore dhe ka organizuar një sërë eventesh në fushën e artit, arkitekturës dhe urbanizimit.

klod dedjaAbake është një ekip transdisiplinor me qendër në Londër që e ka nisur punën që në vitin 2000. Studioja ka publikuar dhe incizon e publikon muzikë edhe përmes zyrës së tyre në Paris. Ka pasur bashkëpunime në zë edhe me grupe me famë botërore si “Daft Punk” dhe “The Cardigans”.

Pjesëtarë të tjerë të ekipit janë: Peter Meanwell- Producent, Edit Pula- Kuratore dhe Këshilltare për Kulturën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Vasil Tole- Muzikolog, Akademik, Sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave si dhe Volker Zander,  ekspert incizimesh me bazë në Dusseldorf.

IMG_1643 (2)Juria përbëhet nga Elisabetta Terragni, kryetare – Arkitekte me reputacion ndërkombëtar, me kontribut të spikatur në fushën e arkitekturës, muzeologjisë në disa vende të botës si Itali, Amerikë, Kolumbi, Gjermani, Zvicër, dhe së fundmi dhe në Shqipëri me kontributin e saj si kuratore në Muzeun e Gjethit. Profesoreshë e arkitekturës,  specializuar në dizenjimin e ekspozitave tematike si dhe në kritikën e fushës.

Gëzim Qendro- Profesor i Historisë së Artit në Universitetin “Polis”. Është personalitet i fushës së pikturës, regjizurës dhe kritikës se këtyre fushave, me doktoraturë në fushën e arteve plastike. Autor  monografie si dhe i botimit “Surrealizmi socialist”. Pedagog, përkthyes dhe kritik arti, drejtues i Galerisë së Arteve për disa vite.

IMG_1701 (2)Anri Sala: Kurator, regjisor dhe producent me një kontribut të shquar në fushën e artit bashkëkohor. Pjesëmarrës dhe kurator në disa edicione të  Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit  në Bienalen e Venecias si dhe organizator  i disa ekspozitave të rëndesishme në galeritë dhe qendrat kulturore si: Qendra Pompidou, Francë, Muzeu TATE,  Londër,  etj Ekspozitat dhe punimet e tij  janë ekspozuar në Tokio, New York, Munih, Madrid, Torino, San Paolo, Bruksel, etj. Vlerësuar me çmime ndërkombëtare,  “The Vincent Award 2014”, Hollandë, 
 “The Recipient of Absolut Art Award 2011”, Stockholm,  etj.

andreaAdelina Greca-  Drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ajo është laureuar për arkitekturë në Universitetin e Ankarisë dhe ka vazhduar doktoraturën në fushën e Planifikimit Urban. Ka marrë pjesë në hartimin e planit e Rregullimit të territorit të Tiranës dhe ka eksperiencë në organizimn dhe planifikimin e kompeticioneve kombëtare e ndërkombëtare të fushës.

Arta Dollani – Aktualisht drejton Institutin e Monumenteve të Kulturës . Pas diplomimit për Arkitekturë në Krakov të Polonisë, ka punuar për një kohë të gjatë në Bashkinë e Tiranës si planifikuese urbane, duke zhvilluar paralelisht përvojën akademike në mësimdhënie pranë Fakultetit të Arkitekturës. Bashkëhartuese e një numri të konsiderueshëm projektesh rikualifikimi urban, ajo zotëron përvojë cilësore në projektim e implementim. Bashkëautore e projekteve të shumta në fushën e restaurimit dhe muzealizimit. Anëtare në disa juri ndërkombëtare të konkurseve arkitektonike.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button