Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,545 ▼ -2.5% ETH $2,005 ▼ -2.46% XRP $1.3419 ▼ -0.81% SOL $83.5800 ▼ -2.61%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shpërthejnë eksportet, rritje 14.8% në dy muaj

Eksportet kanë shënuar një rritje dyshifrore prej 14.8% për dy muajt e parë të vitit, duke arritur në 39 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Ecuria është shumë më pozitive se vitin e kaluara, kur shitjet jashtë vendit ishin në rënie. Arsyeja kryesore e rënies së tyre vitin e kaluar, tashmë është bërë faktori kryesor që po çon në lulëzimin e eksporteve. Bëhet fjalë për grupin “minerale, lëndë djegëse e energji”, që vitin e kaluar vuajti si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare.

Për dy muajt e parë të vitit, ky grup është rritur me 73% në 7.6 miliardë lekë. Si nafta, ashtu dhe kromi, që janë dy produktet kryesore, kanë përfituar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur tekstilet dhe këpucët amortizonin rënien e lëndëve djegëse e mineraleve, këtë vit kjo industri nuk e ka nisur mbarë. Eksportet e tekstileve e këpucëve u rritën minimalisht me 4.6% në 18.1 miliardë lekë, por gjithsesi vijuan të përbëjnë eksportin kryesor.

Me ecuri pozitive ka rezultuar dhe grupi i “materiale ndërtimi e metale”, që u zgjerua me 33% në 5.5 miliardë lekë. Edhe ky grup vitin e kaluar kishte shënuar rënie, si rrjedhojë e falimentimit për arsye ristrukturimi të Kurum.

Rivënia në punë e Kurum, tashmë në emrin e Albmetal, ka rigjallëruar sërish eksportet e këtij grupi, kryesisht me shitjen e skrapit. Ngricat kanë ndikuar negativisht eksportet e ushqimeve, që kanë rënë me 9% për 2 mujorin, ndryshe nga viti i kaluar kur rritja e tyre ishte mbi 20%. Kurse, pas një rënieje dy vitet e fundit, “makineritë dhe pajisjet” janë rritur me gati 10%.

Në total, struktura e eksporteve shqiptare vijon të jetë e varur nga krahu i lirë i punës (fasoni) dhe shitja e burimeve natyrore, duke qenë tepër e ndikueshme, si nga luhatjet e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, ashtu dhe nga ecuria e ekonomisë italiane, që është destinacioni kryesor ku shkojnë produktet e tekstileve e këpucëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.