Ekonomia

Shpërthimet në Marnizë, Braçe kundër Gjiknurit: Të mos heshtë, duhet transparencë

Pas shpërthimeve të javës së shkuar në vend burimet e naftës në Patos Marinzë, deputeti socialist Erjon Brace, është shprehur se ndihet i shqetësuar nga heshtja e Ministrisë së Energjisë për rastin në fjalë dhe më gjerë për mungesën e transparencës për prodhimin e naftës në vend.

Erion-BraceKryetari i Komisionit të Ekonomisë, në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, e cilëson shqetësuese heshtjen e ministrit Gjiknuri. “Ministria e Energjisë duhet ta bëjë “Bankers Petrolium” të flasë, – shkruan Braçe, – të kërkojë llogari prej saj deri në detaje. Të hetojë të ndëshkojë, të ndryshojë dhe të japë garanci për të ardhmen e pasurisë sonë kombëtare”.

Sipas Braçes, ministria e linjës duhet ta detyrojë kompaninë të dëmshpëblejë për çdo dëm të shkaktuar, pasi qytetarët dhe interesat e tyre duhet të mbrohen nga shteti.

“Nga 1 prilli, Marinza është po ajo dhe nuk ka ndryshuar: e pasur dhe e pabanueshme, – vazhdon Braçe, – “Bankers” vetëm hesht, nuk bën transparencë për operacionin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button