☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,522 ▲ +1.27% ETH $2,051 ▲ +2.45% XRP $1.3537 ▲ +1.7% SOL $83.6400 ▲ +1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shpërthimi me tritol në një hotel në Sarandë, arrestohet një i dyshuar

Është arrestuar nga Policia e Shtetit shqiptar një person, si i dyshuar për shpërthimin me tritol në një hotel në Sarandë, që ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari Spiro Çabiri, 36-vjeçar është djali i njërit prej dy pronarëve të hotelit, të cilët kanë qenë në proces gjyqësor prej disa viteve për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel.

Sipas njoftimit, gjithashtu janë sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, tre telefona celuarë dhe sende të tjera që janë gjetur në vendngjarje.

Policia ka thënë se i arrestuari dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive në hotelin e babait të tij, me inicialet Spiro Çabiri– 63-vjeçar, që e kishte në bashkëpronësi me shtetasin E.Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin në mes vete që nga viti 2002.

Sipas Policisë, në përfundim të këtij procesi, pjesa më me e madhe e pronësisë do t’i kalonte shtetasit E.Dh.

“Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar” – thuhet në njoftim.

Pas shpërthimit që kishte ndodhur dje, ishte ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialsitët dhe ekspertët e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe operacioni hetimor është udhëhequr nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Sarandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.