☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.00 ▲2.67%
ARI 5,027 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,288 ▲ +4% ETH $2,353 ▲ +8.31% XRP $1.5767 ▲ +9.68% SOL $95.2400 ▲ +4.3%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.00 ▲2.67 % ARI 5,027 ▲0.5 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.00 ▲2.67 % ARI 5,027 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Bullgari, projekte të përbashkëta deri në 2017-ën

aaaShqipëria dhe Bullgaria kanë rënë dakord që të intensifikojnë më tej bashkëpunimin e tyre konkret në fushat e çështjeve sociale. Për këtë qëllim është nënshkruar sot në Sofje “Marrëveshja e Programit të Bashkëpunimit 2016-2017”. Për palën shqiptare, marrëveshja është firmosur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, ndërsa për palën bullgare, nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punës dhe Politikave Sociale, z. Ivailo Kalfin.

Marrëveshja vjen në frymën e Protokollit të Bashkëpunimit që dy vendet tona kanë nënshkruar në vitin 2004 dhe me anë të saj, palët janë dakordësuar për bashkëpunimin në një sërë fushash që prekin kryesisht shtresat sociale në të dyja vendet, siç janë reforma e shërbimeve të kujdesit social, shkëmbimi i eksperiencave mbi zbatimin e Konventës së OKB-së mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, trajtimi i të moshuarve, dialogu social etj. Gjithashtu, ky dokument parashikon bashkëpunim edhe në marrëdhëniet e punës dhe luftimin e punës në të zezë. Për të gjitha këto çështje, marrëveshja parashikon edhe afate konkrete, brenda së cilave duhet të jetë arritur bashkëpunimi konkret.

Ministri Klosi dhe homologu i tij bullgar, Kalfin, në takimin që zhvilluan bashkë biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në çështje të tilla, si përfshirja sociale, shkollat dhe qendrat profesionale, sigurimet shoqërore etj. Gjatë këtij takimi të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona, ndërsa u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta mes Bullgarisë, si vend anëtar i BE-së dhe Shqipërisë, si vend kandidat për të hyrë në BE, në fushat e interesit të përbashkët. Nga ana e tij, ministri bullgar, Kalfin theksoi vullnetin e qeverisë bullgare për mbështetjen dhe asistencën ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit europian.

Në vizitën e tij dyditore në Bullgari, ministri Klosi zhvilloi një takim të veçantë edhe me z. Biser Petkov, guvernator i Institutit Kombëtar të Sigurisë Sociale të Bullgarisë, me të cilin bisedoi lidhur me reformën në sistemin e sigurimeve. Z. Petkov bëri një prezantim të zgjeruar të reformave në të cilat ka kaluar Sistemi i Pensioneve në Bullgari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.