Shqipëri-Kinë: Viza 5 vjeçare për aktivitete tregtare, turistike dhe vizita familjare me shumë hyrje-dalje
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati nënshkruan të enjten në Pekin Memorandumin e Mirëkuptimit për lehtësimin reciprok të vizave. Të dyja vendet do t’u japin shtetasve që merren me aktivitete tregtare, turistike dhe për vizita familjare viza 5 vjeçare me shumë hyrje-dalje.
Ministri i jashtëm kinez tha se lehtësimi i vizave do të nxitë shkëmbimet mes dy vendeve, miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë. Ai theksoi se pala kineze shpreson dhe inkurajon që sa më shumë turistë kinezë të shkojnë në Shqipëri, ” në vendin e bukur të shqiponjave”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.