Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,601 ▼0.35%
DOW 46,009 ▼0.47%
NASDAQ 22,059 ▼0.42%
NAFTA 96.18 ▲0.75%
ARI 4,611 ▼5.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,100 ▼ -1.79% ETH $2,143 ▼ -2.23% XRP $1.4462 ▼ -0.97% SOL $88.6700 ▼ -1.43%
S&P 500 6,601 ▼0.35 % DOW 46,009 ▼0.47 % NASDAQ 22,059 ▼0.42 % NAFTA 96.18 ▲0.75 % ARI 4,611 ▼5.82 % S&P 500 6,601 ▼0.35 % DOW 46,009 ▼0.47 % NASDAQ 22,059 ▼0.42 % NAFTA 96.18 ▲0.75 % ARI 4,611 ▼5.82 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kuvajt, bashkëpunim në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore e peshkimit

Shqipëria dhe Kuvajti do të konkretizojnë të enjten Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.

Në një njoftim për shtyp, ministria e Bujqësisë bën të ditur se, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe homologu kuvajtjan Ali Saleh Al-Omair, do të nënshkruajnë nesër në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpuminit midis të dy institucioneve, në fushën e bujqësisë, mbrojtjen e bimëve, sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe peshkimit.

Më konkretisht  bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kuvajtit në fushat e lartpërmendura do të konsistojë në shkëmbimin e kërkimeve dhe eksperimenteve bujqësore në lidhje me rritjen e prodhimit, kultivimit të peshkut, investimeve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, trajnimeve të stafit në fushën e prodhimit bimor, sigurisë ushqimore, prodhimit blegtoral dhe rritjen e eksport-importeve për produktet bujqësore dhe agroindustriale.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, bën të ditur njoftimi i ministrisë së Bujqësisë, Panariti dhe Al-Omair do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ky bashkëpunim i ri mes palëve pritet të përmirësojë marrëdhëniet e ndërsjella nëpërmjet programeve të përbashkëta të bashkëpunimit Shqipëri-Kuvajt, bashkëpunimin në kërkime shkencore, ekspertizë dhe teknika për arritjen e objektivave të përparimit të bujqësisë në të dy vendet, si dhe të gjenerojë fonde për mbështetjen e projekteve të përbashkëta për të cilët është rënë dakord nga të dy vendet.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit Shqipëri-Kuvajt në fushën e bujqësisë, vjen brenda një kohe të shkurtër, pas takimit që zhvilloi në fillim të këtij muaji, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti me ambasadorin e ri të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim, në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë është në interes të të dyja vendeve. Ai tha se ky bashkëpunim është me rëndësi të shtrihet në fushën e zhvillimit ekonomik, rural, në nxitjen e investimeve të Kuvajtit në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit.

Ndërsa në takim u diskutua për memorandumin e bashkëpunimit në bujqësi dhe blegtori, i cili do të nënshkruhet të enjten në Tiranë gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Puneve Publike, Bujqësisë dhe Blegtorise të Kuvajtit  Ali Saleh Al-Omair, në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.