Ekonomia

Shqipëri-Mali i Zi: Synohet krijimi i sinergjive të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës kufitare

Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi një takim konsultativ të mërkurën  me përfaqësues të qeverisjes lokale në zonën kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve të mëparshme që synojnë krijimin e sinergjive të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku përfshihen Rozhaja, Plava, Gucia, Kelmendi, Shkreli dhe Margegaj.

beci1Konteksti i këtij takimi është mundësuar nga projekte zhvillimore që FSHZH-ja po zbaton në zonën veriore me qëllim përmirësimin e cilësisë të jetës së banorëve të kësaj zone nëpërmjet zhvillimit të turizmit të tilla si projekte infrastrukturore lokale, projekti MONTEAL, dhe Master Plani i Alpeve Shqiptare.

beci 1Drejtori Ekzekutiv i FSHZH-së, Benet Beci vlerësoi bashkëpunimin me përfaqësuesit e autoriteteve lokale të Malit të Zi, përkatësisht të Komunave Rozhajë, Guci dhe Plavë. Gjatë takimit u diskutua sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të komuniteteve në zonën kufitare.

Përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut të Shkodrës dhe ata të Malit të Zi prezantuan edhe ndërhyrjet dhe programet e zhvillimit që po zbatohen aktualisht apo të planifikuara në të ardhmen si një mundësi për sinergji të përbashkëta.
Palët ranë dakord për të punuar më tej mbi themelimin e një platforme institucionale, e cila do të jetë baza për partneritet mes aktorëve në projekte strategjike për zhvillimin e zonës, hartimin e programeve të përbashkëta strategjike të zhvillimit si dhe projekte specifike në zonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button